Më 16.02.2023, në platformën Online, Këshillit Koordinues i Arsimtarëve në Diasporë mbajti takim, me anëtarët e saj, në shenjë të festimit e 17 shkurtit – Pavarësinë e Kosovë, me moto: Urime ditëlindjen e 15-të! – Kosova jonë e dashur!
Takimin e hapi kryetari i KKAD-së, Vaxhid Sejdiu-Zvicër, për t’ju dhënë fjalën anëtarëve tjerë: Mira H Shehut – Kanada, Mustafë Krasniqit-Gjermani, Teuta Tabakut-Turqi, Musa Palit- Zvicër, Driton Mashi-Itali, Miradije Berisha-Austri, Anila Kadija- Angli Dhe Aurela Konduri- Greqi. E pranishme në këtë takim ishte edhe Fabjola Çaushi nga QBD-ja.
Kjo ditë e shenjtë na bënë të nderuar dhe të përkushtuar t’i përkujtojmë atdhetarët, luftëtarët e lirisë, që në ditët më të vështira i dolën zot atdheut, të ardhur nga të gjitha trevat shqiptare dhe diaspora, të cilët ishin bërë një në shërbim të atdheut. Ku gjaku dhe porosia e tyre u bë themel i shtetit të ri të Kosovës, duke ruajtur dhe përcjellë amanetin e dëshmorëve, heronjve të kombit ndër breza, që ta ruajmë tërësinë e kombit shqiptarë, lirinë.
Për Pavarësinë e Kosovës, në shumë shtete të ndryshme, mësimdhënësit në bashkëpunim me shoqata shqiptare organizuan mbajtjen e kësaj dite të shenjtë, njoftuan anëtarët e KKAD-së, të cilët vijnë nga shtetet e ndryshme. Por, të cilët kanë për synim unifikimin e shkollave shqipe në diasporën shqiptare dhe krahas kësaj t’i përkujtojnë ditët dhe datat historike.
KKAD-ë përpos diskutimeve të shumta dhe uratës për Pavarësinë e Kosovës u bënë thirrje të gjithë bashkëkombësve kudo ku janë: nxënësve, mësimdhënësve, prindërve që të vihen në shërbim të gjuhës dhe shkollës shqipe, sepse duke ruajtur gjuhën amtare ruajmë identitetin kombëtar, kujtojmë datat më të lavdishme të kombit dhe respektojmë gjakun e heronjve, flamuri dhe kombin.
Urime 17 Shkurtin-Pavarësinë e Kosovës!
Gëzuar Ditëlindjen – Kosova jonë e dashur!