INICIATIVË PËR RIHAPJEN E SHKOLLËS ME MËSIM NË GJUHËN SHQIPE NË HEILBRONN

Prof. Gani Kryeziu, Heilbronn

Këtu në qytetin e Heilbronnit të Baden Württemberg u organizua një takim nga këshilli organizativ në krye me shkrimtarin Lulzim Osmanaj për rihapjen e shkollës me mësim në gjuhën shqipe. Në këtë takim ishte e pranishme edhe udhëheqja e Konsullatës së Përgjithshme në Stuttgart në krye me konsullën znj. Lumturie Lipoveci e shoqëruar nga kolegu Gramoz Berisha me qëllim të koordinimit të aktiviteteve për rihapjen e shkollës shqipe në Heilbronn. Në Heilbronn shkolla shqipe është hapur për here të parë në vitin 1997, atëherë kur kishte mbi 120 nxënës. Kurse pas situatës që u krijua nga lufta u ndërpre dhe përsëri në vitin 2015 është rihap për një kohë të shkurt dhe është mbyllur, kurse tani është krijuar një  interesimi që përsëri të rihapet . Kjo iniciativë u mor nga një këshill organizativ i prindërve në krye me shkrimtarin Lulzim Osmanaj .   

Në fillim z.Lulzim Osmanaj i përshëndeti të pranishmit për pjesëmarrje, por një përshëndetje të veçantë e bëri për Udhëheqjen e Përgjithshme të Konsullatës së Stuttgartit, në krye me konsullin Lumturie Lipoveci, së bashku me kolegun Gramoz Berisha, dhe i falenderoj për pjesëmarrje dhe i njoftoj për angazhimin që është bërë për këtë iniciativë për shkollën me mësim në gjuhën shqipe.                                               

Në Heilbronn jetojnë një numër i madh i shqiptarëve dhe duke kontaktuar me disa nga familjarët dhe me shumë mërgimtarë që jetojnë në Heilbronn me rrethinë shprehin gatishmërinë të ndihmojnë në rihapjen e shkollës me mësim në gjuhën shqipe duke i angazhuar fëmijët e tyre. Osmanaj ndër të tjera tha se interesimi prindërve është i madh që fëmijët e tyre ti sjellin për mësim në gjuhën shqipe dhe na mbetet neve të organizohemi sa më mirë që fëmijët tanë të fillojnë sa më shpejt. Pastaj fjalën e mori konzullja e Përgjithshme Lumturie Lipoveci, e cila e falënderoi për këtë iniciativë z. Lulzim Osmanaj dhe gjithë të angazhuarit duke e vlerësuar këtë angazhim vullnetar dhe premtoi angazhim institucional, bashkëpunim dhe transparencë për të përkrahur procesin e rihapjes së shkollës me mësim në gjuhën shqipe gjithashtu në takim u diskutuan sfidat, mundësitë dhe planet për pjesëmarrjen e fëmijëve si qëllim është ruajtja e gjuhës, kulturës, traditës dhe identitetit kombëtar duke u angazhuar për një integrim shoqëror, është vlerë e shtuar për multikulturalizmin dhe shoqërinë në vendet ku jetoni. Edhe pas shumë diskutimeve u akorduan që të gjithë të angazhohemi që kjo iniciativë të kurorëzohet me suksese deri në fillimin e mësimit në gjuhën shqipe për fëmijët tanë që të jemi sa më afër me vendlindjen dhe traditat tona kombëtare kulturore. E falënderojmë pronarin e lokalit Restaurant Balkan Grill ‘Oda’ në Heilbronn që na mundësoi takimin në këtë lokal.