… Sukseset e Shkollës Shqipe në Zvicër, nuk kanë të ndalur. Sot filluan mësimet në gjuhën shqipe, fëmijët shqiptarë në Shkollën Shqipe në Sierre, në Kantonin e Valis-it. Kjo është shkolla shqipe e 49 -të që është hapur kohëve të fundit.
Edhe pse po i afrohet fundi vitit shkollor 202/21, kjo nuk i pengon mësuesit dhe veprimtarët e Shkollës shqipe në Zvicër”, të cilët vazhdojnë aktivitetet e tyre në hapjen e dyerve të Shkollës Shqipe në Sierre, të Kantonit të Valis-it.
Pas disa përpjekjeve me prindërit dhe me Drejtorinë e shkollës në këtë qytezë më në fund u arrit të fillojnë orët mësimore në gjuhën shqipe.
A ka kënaqësi më të madhe se të marrësh pjesën në hapjen e shkollës shqipe. Mësuesja Jonida Bardëllima së bashku me nxënësit e saj në pikën shkollore në Sierre të Kantonit të Valis-it. Ata ftojnë bashkëmoshatarët e tyre që t`iu bashkëngjiten në orët mësimore në gjuhën amtare. Mësimi zhvillohet çdo të mërkure nga ora 17:00.
Të gjithë të interesuarit mund të paraqiten në këtë adresë kontaktuese:
Dr. Vaxhid Sejdiu, Tel. 076 321 26 94,
e-mail: vaxhid_sejdiu@hotmail.com
“Shkolla Shqipe – Zvicër”
Sektori për informim
Redaksia