Hapet shkolla Shqipe në Mynih, në Bavari të Gjermanisë

Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë (LAPSh-i) në Bavari fton të gjithë bashkëkombësit, aktivistët, shoqatat, bizneset dhe prindërit, që së bashku të jenë pjesë e përbashkët e këtij rrugëtimi, për rritjen e numrit të nxënësve. Po ashtu çdo prind, që ka fëmijë për shkollën shqipe i thërret, që fëmijët e tyre ta vijojnë mësimin në gjuhën amtare, me qëllim të ruajtjes së gjuhës dhe njohjen me kulturën, historinë e atdheut!

Nga Mustafë Krasniqi

Lidhja e Arsimtarëve dhe e Prindërve shqiptarë (LAPSH-i) në Bavari hapi edhe një pikë shkollore, me mësimi plotësues në gjuhën shqipe, më 09.03 2022, në shkollën:

Mittelschule München Moosach
an der Leipziger Str. 7

Në këtë pikë shkollore mësimi mbahet çdo të marte, nga ora 15:30-17:00, me mësuesen Teuta Gashi.
Ky njoftim bëhet për të gjithë ata prindër, që kanë treguar interes për t’i dërguar fëmijët e tyre në shkollën shqipe, për të qenë pjesë e mësimit plotësues në gjuhën amtare, që të mësojnë për kulturën, historinë dhe traditën shqiptare, që përmes tyre ta ruajnë gjuhën identitetin kombëtar.
Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë (LAPSh-i) në Bavari fton të gjithë bashkëkombësit, aktivistët, shoqatat, bizneset dhe prindërit, që së bashku të jenë pjesë e përbashkët e këtij rrugëtimi, për rritjen e numrit të nxënësve. Po ashtu çdo prind, që ka fëmijë për shkollën shqipe i thërret, që fëmijët e tyre ta vijojnë mësimin në gjuhën amtare, me qëllim të ruajtjes së gjuhës dhe njohjen me kulturën, historinë e atdheut!

Nxënësit që filluan orën e parë, me mësuesen Teuta Gashi, u ndien të lumtur. Në këtë eveniment të hapjes së kësaj pike shkollore i pranishëm ishte edhe konsulli i Republikës së Kosovës, z. Zenel Gashi, Kryetari i LAPSh-it, Milazim Uka, mësuesja Fahrije Basha dhe Rexhep Nikçi.