
Këshilli Koordinues i Arsimtarëve në Diasporë (KKAD), organizon seminarin dyditor me temë:
Rrugëtimi i klasave të gjuhës shqipe në diasporë: nga entuziazmi i fillimit te qëndrueshmëria dhe cilësia e mësimit.
Tematikat e seminarit do të jenë:
- Roli i mësuesit në forcimin e klasave ekzistuese dhe në ruajtjen e interesit të nxënësve
- Metoda dhe qasje didaktike efikase në përshtatje me kushtet e reja mësimore : Përdorimi i teknologjisë, platformave digjitale, aktiviteteve kulturore dhe lojërave edukative.
- Rëndësia e ndërtimit të një modeli të qëndrueshëm bashkëpunimi, mes prindërve, mësuesve dhe institucioneve shqiptare.
Ftohen të gjithë mësimdhënësit në diasporë të marrin pjesë me punimet e tyre në seminarin e organizuar nga KKAD përmes platformës Zoom, më datat 6 – 7 dhjetor 2025: 06 dhjetor 2025 – ora 18.00 – 21.00 dhe 07 dhjetor 2025 – ora 16.00 – 20.00.
Udhëzime për ligjëruesit në seminar:
- Punimi duhet të jetë në formatin Word
- Kohëzgjatja e ligjëratës, maksimalisht 10 minuta
- Ligjërata të jetë në përputhje me tematikat e larpërmendura të seminarit
- Punimi dërgohet me e-mail në adresën : kkadinfo@gmail.com
- Afati i fundit i dorëzimit është data 15 nëntor 2025
Mirë se vini në këtë rrugëtim të përbashkët të mësimit shqip në diasporë!
Këshilli Koordinues i Arsimtarëve në Diasporë.