KËSHILLI ORGANIZATIV PËR MËSIMIN PLOTËSUES NË GJUHËN SHQIPE NË BAVAR

FTESË

     Fton të gjithë mësimdhënës-it/et e mësimit plotësues në gjuhën shqipe në landin e Bavarisë dhe, ish mësimdhënës-it/et, që të marrin pjesë  në seminarin e dytë të radhës, të cilën po e organizon KMPGJSH-ja në Bavari, më datën 25.11.2018, nga ora 09:00-17:00 në:
                                                Lämmerstr. 3
                                                80335 München.
   Të ftuar janë dy Konsullatat shqiptare në Munih, Këshillat e Prindërve, me nga dy përfaqësues. Po ashtu të ftuar janë bizneset dhe shoqatat, me nga një përfaqësues, të marrin pjesë në seminar, nga ora 14:00.  

Temat profesionale nga fusha e mësimdhënies, të cilat do t’i trajtojmë gjatë punimit të seminarit janë:

1. Një orë mësimore, me grupmosha të ndryshme.
2. Të bashkëpunojmë me prindërit, për t’i sjell fëmijët në mësimin plotësues në gjuhës shqipe?
3. Një improvizim, konflikti i prindit me mësimdhënës-in/en   -Në fund të seminarit, do të kemi takim me prindër dhe një Program artistik: Recitime nga nxënësit e Mësimit Plotësues të Gjuhës Shqipe, në Bavari.

PROGRAMI

Pjesa e parë

09:00 – Seminarin e hap: Mustafë Krasniqi dhe Ymer Avdiu nga M. e Diasporës së  Republikës së Kosovës. Ndërsa komisioni përbëhet prej tre anëtarëve: Anila Xhani, Mervete Ismaili dhe Isuf Bytyçi.

-Temat profesionale nga fusha e mësimdhënies, të cilat do t’i trajtojmë gjatë punimit të seminarit janë:

09:15 –  Shyhrete Reçica, nga Ministria e Arsimit e Republikës së Kosovës:

09:35 – Mustafë Krasniqi: Njohja me origjinën, alfabetin dhe me veshjen tradicionale-kombëtare (diskutime).

09: 55 – Anila XhaniKush humbë gjuhën mëmë, humbë një pjese të identitetit te tij. Mësimi plotësues i gjuhës shqipe, përballë integrimit, globalizimit dhe asimilimit (diskutime).

10:25 – Mërvete Ismaili: Plani mësimor, orientues-shkoqitja e planit mujor të punës (diskutime

10:50  – Blerina Shabani: Si duhet të zhvillohet një orë mësimi në lëndën e historisë (diskutime).

Mustafë Krasniqi – ushtrime

 11:20 – Ndarja në dy grupe: shtjellimi i poezisë Himni

12:30 dreka

Pjesa e dytë

Si të bashkëpunojmë me prindërit, për ta sjellë fëmijën në shkollë?  
(-Komision: Tefik Jaha, Blerina Shabani dhe Mustafë Krasniqi.) 

14:00 – Të ftuar janë dy konsullatat tona në Munih, e Republikës së Shqipërisë dhe ajo e Republikës së Kosovës.

14:10 – Almira Allamani: Mësimdhënia e gjuhës shqipe në Katedrën e Albanologjisë në Universitetin-LMU të  Munihut.

14:30 – Mustafë Krasniqi: Bashkëpunimi me Prindër si alternativë kundër hamendësimeve dhe shqetësimeve të disa prindërve, për t’i sjellë fëmijët në shkollë.

14:40 –  diskutime.

Komisioni: Fran Tanushi, Jonuz Veliqi dhe një prind

15:30  – Mislim Berisha: Improvizim, shtjellimi i një konflikti të mundshëm prindër-mësimdhënës.

15:50 – Programi i përgatitur nga nxënësit për nder të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit (Të drejtuar nga: Anila Xhani, Mervete Ismaili dhe moderatorja Lorita Ismaili). 

Më 21.11.2018                                                                        Me respekt  
      Munih                                                                 Këshilli Organizativ  KMPGJSH