Nga Anila Kadija
Shkolla Shqipe Westminster

Jemi në prag të fillimit të vitit të ri shkollor 2025-2026; ku eksperienca e vjetshme, si në çdo vit, është një energji që përmbushi çdo objektiv.
Nga mësimet e hapura me prindërit, gjyshërit dhe deri tek shembulli që dhamë si shkollë nëpër festimet madhështore, me sfilatën e parë të kostumeve popullore, nuk ishte bërë asnjëherë një manifestim i tillë nga asnjë shkollë tjetër.
Tek vallet e bukura që u mësuan në shkollë. Tek letra drejtuar familjarëve e shkruar me dashuri në shqip. Takimin me një shkrimtar. Në pjesëmarrjen në dy konkurse të rëndësishme Zagreb dhe Vjenë. Në vizitën tek busti i Skënderbeut edhe kjo një ide që u shpërnda nga shkolla e jonë për të gjitha shkollat e tjera. Në vizitën në Muzeumin e Natyrës edhe kjo një eksperiencë papreçedencë e projektit tonë.
Jemi të lumtur t’ju njoftojmë hapjen e dyerve në datën 4 tetor 2025 në orën 11:00 -13:00. Jo vetëm në zonën Westminster-Kilburn por edhe në zonën Chiswick. Kjo e fundit është një shkollë e re. E cila nis po në 4 tetor 2025 në orën 15:00 -17:00.
I urojmë vit të mbarë të gjitha shkollave, Shoqata Ardhmëria! Ndërsa më 4 tetor rrugëtimi ynë nis bashkërisht, me misionin e ruajtjes dhe përhapjes të Gjuhës Shqipe, Kulturës dhe Traditës Shqiptare.
Falënderojmë të gjithë prindërit që na mbështetën dhe vazhdojnë të na qëndrojnë pranë, kolektivin didaktik të shkollës; mësueset tona ndërvite dhe ato të rejat që kanë marrë stafetën. po ashtu falenderojmë edhe Qendrën e Botimit për Diasporën dhe Ambasadat e Shqipërisë dhe të Kosovës në Londër.
