Sektori i informimit të KKAD-së
Shkruan: Isuf Bytyçi

Më 06 dhjetor 2025 nga ora 18:00 – 21:00 KKAD-ja e organizoi pjesën e parë të seminarit dyditor nëpërmjet sistemit virtual ZOOM, me temën „Rrugëtimi i klasave të gjuhës shqipe në diasporë: nga entuziazmi i fillimit te qëndrueshmëria dhe cilësia e mësimit“. Ndërsa pjesa e dytë e seminarit do të mbahet më datën 07 dhjetor 2025 nga ora 16:00 – 20:00 në platformën ZOOM.
Në takimin virtual morën pjesë të gjithë anëtarët e KKAD-së: z. Mustafë Krasniqi, znj. Aurela Konduri, znj. Miradije Berishaj, znj. Mira Shehu, znj. Anita Duriçi, z. Dritan Mashi, znj. Teuta Tabaku, znj. Arta Emiri dhe z. Isuf Bytyçi, mësues në diasporë, përfaqësues nga QBD-ja dhe përfaqësues diplomatë nga të dyja shtetet shqiptare ajo e Kosovës dhe e Shqipërisë.
Ky seminar ka për qëllim ngritjen e bashkëpunimit sa më të koordinuar të organizatorëve të mësimit plotësues në diasporë me institucionet të të dyja shteteve tona Shqipëri e Kosovë e sidomos me përfaqësuesit diplomatikë, me shoqatat e ndryshme, ndërmarrje shqiptare jashtë vendit e natyrisht me mësuesit, prindërit dhe nxënësit shqiptarë kudo që janë jashtë trojeve tona.

Aty u tha se gjendja e fëmijëve tanë në diasporë me njohjen e gjuhës, historisë dhe kulturës sonë kombëtare është ne një pozitë të mire, por duhet te organizohemi dhe bashkërendojmë , duke krijuar hallka bashkëpunimi në mes vete e pastaj edhe me organet ku jetojnë shqiptarët nëpër botë. Shkaqet janë të shumta, që është numri i nxënësve kaq i ultë në mësimin e gjuhës amtare në diasporë, që kryesore janë: mungesa e objekteve, koha e limituar, largësia dhe mungesa e kushteve për udhëtim, vullnet i ulët i nxënësve dhe pagesa është kryesore, që me vështirësi organizohet në pjesën më të madhe të botës.
Por, ne i kemi hyrë me një mendje kësaj veprimtarie vullnetare e kombëtare dhe do ta vazhdojmë procesin, sepse edhe aty u tha që kjo veprimtari jo vetëm që është e dobishme, por edhe detyrë morale, kombëtare e njerëzore për ne. Gjë që krejt vullnetare e pa kurrfarë pagese punojnë anëtarët e KKAD-së, që 5 vite. Përveç tjerash, aty u tha se pa angazhimin e dy shteteve tona, me vështirësi të mëdha do të ruhet mësimi plotësues në diasporë, për shkak se kualiteti do të jetë tejet i ultë për shkak të mësuesve me nivel të ultë apo të profesioneve tjera mësuesie e jo-gjuhëtarë dhe ka udhëheqës të shoqatave për mësimin plotësues të fushave të ndryshme profesionale dhe as vet nuk dinë të flasin e të shkruajnë në gjuhën standarde shqipe. Pra, ne duhet , që të bashkëpunojmë e të mbajmë seminare me arsimtarët dhe në bazë të profesionit dhe të përgatitjes së vazhdueshme të bëhet edhe certifikimi i mësuesve.
Pas takimit, qëndroi grupi i punës së KKAD-së edhe disa minuta dhe e trajtuan organizimin dhe ecurinë e punës së seminarit dhe i morën detyrat për organizimin dhe udhëheqjen e pjesës së dytë të seminarit, që do të vazhdojë nesër, sidomos me ligjëruesit e seminarit dhe përshëndetje nga mysafirët.

