Nga Isuf Bytyçi
Më 22.09.2023 në Munih të Gjermanisë u mbajt një koktej, më rastin e përfundimit të misionit të tyre: konsulli gjeneral i Republikës së Shqipërisë në Munih, shkëlqesia e tij z. Arten Hanku dhe zëvendësi i tij Dr. Dr. Dashnor Ibraj. Aty ishte një ceremoni rasti, me pjesëtarë të stafit konsullor, që në mesin e tyre ishin gratë e konsujve edhe konsullja e re shkëlqesia e saj znj. Miranda Kokona.
Aty morën pjesë miq, përfaqësues shoqatash e ndërmarrjesh dhe, në mesin e tyre ishte profesori i nderuar Prof. Dr. Bardhyl Demiraj, qifti Lajqi nga shoqata kulturore ” Iliria” në Munih, mjeku Dr. Bajram Shabani, përfaqesuesi i KKAD-së Isuf Bytyçi, ndërmarrësi z. Hoti e shumë përfaqësues pothuajse nga të gjitha trojet shqiptare, që nga Shqipëria shtetërore, nga Republika e Kosovës, nga Ilirida etj!
Por, çka më ra në sy dhe nuk më pëlqeu fare, se aty nuk ishte prezent askush nga stafi konsullor i Republikes së Kosovës! Dhe nuk dua të komentoj asgjë, në lidhje me këtë çështje! Por një gjë dua ta shkruaj se të dya konsullatat shqiptare e kanë një hyrje të përbashkët.
Të gjithë ne e dimë se përfaqësuesit e konsullatës së Shqipërisë – si përfaqësues të shtetit amë, jo vetëm që janë të kulturuar e të disiplinuar, por ata janë shumë të dashur, miqësorë, punëtorë dhe njerëzorë, që urojmë për ta shumë suksese edhe në të ardhmen.