Koordinatori i Shkollës Shqipe në Bavari me një fjalë rasti për 7 Marsin – Ditën e Mësuesit

Përshëndetje të pranishëm, e nderuara zëvendësministre e Republikës së Shqipërisë shkëlqesia juaj zonja Artemiso Malo, e nderuara Konsulle e Përgjithshme e R.Sh. shkëlqesia juaj zonja Genta Mburimi, i nderuari konsull i Republikës së Kosovës z. Naser bejtullahu! Nxënës të dashur, mësues Kolegë të nderuar, që veproni në  shërbim të mësimit plotësues të gjuhës shqipe, mirë se keni ardhur në ditën e shenjët të mësuesit! Konkretisht falënderojë stafin e kryesisë së LAPSh-it, që bënë punën të vlerësuar, me shumë mund e krejt vullnetare!

Andaj, le të jetë kjo ditë bashkimi i zërit të mësuesve, me idealin e rilindësve në mendje, në rrugën e mësonjëtores së parë, e cila u hap më 7 Mars të vitit 1887 në qytetin historik të Korçës, me mësues Pandeli Sotirin. Me këtë frymë të japim porosi të përbashkët në ruajtjen e gjuhës dhe kulturës kombëtare, kudo që jemi. Sepse, misioni ynë është sa human poaq dhe njerëzor, aq është kombëtare dhe obligues ndaj atdheut e kombit, kullave heroike, që për fat jo të mirë i kemi lënë të zbrazura me djepa të zbraztë.

Kolegë, mësues, bashkëkombës dhe institucione të nderuar të atdheut , në heshtje fëmijët tanë po e belbëzojnë gjuën amtare, seriozisht disa dhe e kanë devijuar me apo pa qëllim. Andaj, ne, të kemi kujdes ta ruajmë gjakun e Arbrit të mos asimilohet, sepse nuk na e fal toka mëmë. Të bashkuar të punojmë për një mërgatë të unifikuar, me qëllim të ruajtjes së gjuhës, identitetit dhe kulturës kombëtare në mërgatë.

Për ne shqiptarët, marsi është plotë me ngjarje të mëdha historike, duke u nisur nga i madhi Skënderbe me Besëlidhjen e Lezhës, me 2 Marisn e vitit 1444, e deri te epopeja e lavdishme e UÇK-së, me kryeheroin e legjendar Adem Jasharin dhe bashkëluftëtarët e tij, që bënë kthesë të madhe, që ne sot ta kemi Kosovën e lirë dhe të punojmë për bashkim kombëtar, në fillim me shtetin amë Shqipërinë e, pastaj t’i bashkojmë edhe trojet tjera.

Kolegë të nderuar, kudo që jeni, Urime Dita e Mësuesit – 7 Marsi!

Misioni ynë është përhapja e diturisë dhe nxitja për ta ruajtur gjuhën amtare, sepse ne mund të flasim gjuhë të ndryshme, por gjuha jonë e bukur na e shëron shpirtin!

Për fund, Nënave, motrave dhe grave ua uroj 8 Marsin, po ashtu sivjet kemi edhe vitin jubilar, me moton “Viti i Gjuhës Shqipe”, që na nderon në ruajtjen e kësaj vlere hyjnore!

Ju falënderoj për vëmendje!