Kryesia dhe kryetari Ilir Seferi i Fondacionit “Besa” pati një takim me kryesin dhe drejtorinë ekzekutiv të HWK Stuttgart, z. Friedrich Peter.

Ura e Bashkuar

TANI EDHE NE BADEN-WÜRTTEMBERG

Stuttgart , 26 gusht 2024,  shoqata e biznesit  “Besa” Foundation, Kryetari Ilir Seferi me bashkëpunëtorë zhvilloi një takim me drejtorit ekzekutiv të HWK Stuttgart, z. Friedrich Peter, me bashkëpunëtorët e tij. Në këtë takim, të dy grupet, diskutuan dhe shkëmbyen informacione rreth interesave të përbashkëta dhe mundësitë për një bashkëpunim të mirëfillshëm në të ardhmen.

Z. Friedrich Peter, së bashku me ekipi i tij, paraqitën idetë dhe vizionet e tyre për zhvillimin e mëtutejshëm të bashkëpunimit në fushën e arsimit. Gjatë këtij diskutimi u diskutua edhe për iniciativa tjera, të cilat do t’i ndjekin së bashku dhe me këto iniciativa synojnë ta forcojnë qëndrueshmërinë e sistemit arsimor në Baden-Württemberg dhe të promovojnë projekte inovative.

“Ne jemi të ngazëllyer nga mundësia për të bashkëpunuar ngushtë me HWK Stuttgart dhe mezi presim të zhvillojmë së bashku projekte të reja arsimore. Ndërsa ky partneritet nënvizon angazhimin tonë për të sjellë ndryshime pozitive në rajon, përmes bashkëpunimit dhe transferimit të njohurive.” tha bordi i Besa  Foundation.

Me këtë bashkëpunim “Besa”  Foundation mirëpret, tani e tutje, të gjitha ndërmarrjet me pronar shqiptarë me seli ne Baden-Württemberg t’ na bashkohen në këtë rrugëtim. Duke pasur parasyesh përvojen dhe suksesin 14 vjeçar të Besafoundeshen, që nga themelimi i saj. Ky projekt ka si të vetmin qëllim t’i bashangjiten rrjetit dhe së bashku të ecim rrugës së suksesit, duke promovuar vlera dhe ndihmuar arsimin shqip në mërgatë. Ndër të tjera bordi i fondacionit “Besa” theksoi se edhe ne Baden-Württemberg jemi të gatshëm, përveç transferit dhe dijes në sistemin dual, të mbështesim mësimin plotësues në gjuhën shqip, sipas modelit që jemi duke e zhvilluar me LAPSh-in Bavari.

Deri me tani Besafoundation ka pranuar vetëm ndërmarrje nga Bayerni dhe nga sot e tutje, me propozim të HWK Stuttgart, jemi të hapur për të gjitha ndërmarrjet shqiptare nga Baden-Württembergu. Duke pasur besimin se ardhmja e anëtarëve të rinj do të na sjell përvoja dhe perspektiva të vlefshme, që do të pasurojnë dhe forcojnë përpjekjet tona të përbashkëta. Gjithsesi ky  partneritet do të ketë një ndikim të madh pozitiv në rajon dhe më gjerë, duke ju referuar sistemit dual të Arsimit në Kosovë që është duke u zhvilluar suksesshëm, ku  i kemi 12 Profesione në arsimin dual thanë përfaqësuesit e Fondacionit “Besa” (Kontakti, me kryetarin ilir.seferi@besafoundation.com)