Shkruan: Pal – Islam Idrizi
Nga Ingolstadt.
Koha e Shqipeve
…Erdhën bijtë e bijat e shqipes erdhën!
Erdhën në trojet e veta! (Pal-I.Idrizi)
Të dashur bashkatdhetarë!
Zonja e zotërinj!
Ju do t ‘shkoni me pushime në atdhe, apo jo?
Ardhshi me faqe t ‘bardh, paqi një rrugë të mbarë!
Qytete, fshatra, fusha e male, bregdet… i gjithë vendi ynë arbëror, është vend përrallorë.
-Krah hapur ju pret, çdo Shqiptar.
Krujën mos harroni, Kryeqendrën arbërore, kështjellën e kreshnikëve ta vizitoni.
Në Lezhë sapo të shkoni, do të dëgjoni thirrjen, “Besëlidhje” me të bashkohuni.
Në Prekazin Legjendar, aty ku shenjat e luftës i keni ende gjallë, si në kështjellën e Rozafës në Shkodër, dëshmi për t’i ndier e parë, se ç ’bënë të parët për ne, për të mbetur k’ta që jemi, Shqiptarë. T ‘bëmat, jeta e vepra e paraardhësve tanë, sakrificat e tyre për shekuj e shekuj me radhë, nuk duhet nënvlerësuar-anashkaluar. Larg çoftë, për t’i harruar, apo tjetërsuar (siç bëjnë jo në pak raste feja apo disa grupime politike të kohës!). Të përjetshëm do të kemi kujtimin për ta. Do (duhet) t’i kemi gjithmonë në mendje e në zemër, si udhërrëfyes për t’i quar përpara.
Lexojmë e ri ‘lexojmë, për të kuptuar e mësuar më shumë, për të qenë më të çart me vetveten, me të vërtetën.
Faqet arta të historisë, jo vetëm duhet lexuar se si mbijetuan paraardhësit tanë, por edhe si nevojë, si pjesë përbërëse e jona, jetike për ne e mbarë kombin, për hapat që bëjmë para, duke u përballur me sfidat që koha n’a nxjerr! “Të gjallë e për t ‘mos u shuar kombi, një e i pandarë, përgjithmonë”. Kjo ishte pikënisja, frymëzimi, madhështia (porosia) e të parëve, duhet t ‘jetë edhe i yni.
-Kujtoni, nderoni, Shqip dhe vetëm Shqip. Thërrisni me zë të lart, sa të dëgjojnë…të tunden ato male, ato shkrepa, -erdhën bijtë e bijat e shqipes, erdhën në trojet e veta.
-Në je Shqiptar, fol e këndo, lutu në shqip, si bir i tokës arbërore, në gjuhë të nënës, nën flamurin e (Gjergj Kastriotit-Kastriotëve) të parëve. Se, siç e dini, ajo tokë shenjtë, e bekuar, tjetër gjuhë e as flamur, nuk do.
Në përfundim, merrni gjithçka që u duhet-lejohet, për të mbijetuar, atje larg, në vende ku do të shkoni-jetoni (uroj me zemër të jetë i përkohshëm),larg atdheut-vendlindjes!
(Kjo është kartolina ime e urimeve, apo këshilla për ju të dashur bashkatdhetarë!)
Shëndet e pushime të mira