Librat e nivelit të I dhe II-të “Gjuha shqipe dhe Kultura shqiptare” u shpërndan për nxënësit e mërgatës shqiptare nga Ministria e Arsimit të Republikës së Shqipërisë

Nga Mustafë Krasniqi

Shtypni mbi foto për ta parë videon e ministres Masterliu

Ogerta Manastirliu Ministre e Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë, në postimin e saj thekson se për vitin e ri shkollor 2024/25, që është shpallur dhe “Vit i Gjuhës Shqipe, për nxënësit e shkollës shqipe në mërgatë ndan mbi 14 mijë libra “Gjuha shqipe dhe Kultura shqiptare”, të cilat do të jenë në duart e nxënësve, për ata nxënës që ndjekin mësimin plotësues në gjuhën shqipe.

Manasterliu tha: “librat e Nivelit I dhe II, të financuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, po dërgohen nga Qendra e Botimeve për Diasporën pranë selive tona diplomatike, për nxënësit dhe mësuesit e diasporës, që me shumë dashuri dhe përkushtim mësojnë me këto tekste gjuhën e bukur shqipe dhe njihen me traditat dhe kulturën shqiptare”.

Nxënësit e shkollës shqipe në mërgatë- diasporën shqiptare, nga shtatori 2024-2025, kur dhe fillon viti i ri shkollor do të pajisen me librat “Gjuha shqipe dhe Kultura shqiptare” për dy nivelet, të nivelit të I dhe II-të. Vlen të theksohet se një meritë të veçantë përpos QBD-së ka edhe Këshilli Koordinues i Arsimtarëve të Diasporës (KKAD), i cili në botimin e I-ë i kishte dy recensent, ndërsa në botimin e II-të ka një recensent.

Kjo parapërgatitje dhe përgjegjësi institucionale tregon se institucionet tona janë të interesuara shkolla shqipe me mësim plotësues të jetë funksionale. Aty ku ka fëmijë të mërgatës shqiptare të ketë shkolla shqipe dhe të mbushen klasat me nxënës, me qëllim që përmes mësimit plotësues ta ruajnë gjuhën amtare, shqipen e bukur. Duke e ruajtur gjuhën amtare, ruajmë lidhjen me gjuhën e gjyshit, adheun, mbi të gjitha ruajmë identitetin dhe kulturën kombëtare shqiptare.

( video nga ministrja)