LKMSH në bashkëpunim me KLMC në Mynih dhe Shoqatën “BB – ABEJA” do të mbajnë takim tradicional të fjalës artistike.

Lidhja e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë në bashkëpunim me Klubin Letrar “Martin Camaj” në Mynih dhe me Shoqatën “Bekim Berisha – ABEJA” në Freising, Moosburg, mbajnë takimin tradicional të nëntorit Kulturo-letrare për dy ditë radhazi, për të nëntën herë më radhë. Në ditën e parë do të ketë orë Letrare me krijuesit e mërgatës shqiptare, që do të mbahet  më 28 tetor, duke filluar në ora 18,00, kurse në ditën e dytë do të kemi Darkën e Lamës e cila do të mbahet më 29 tetor 2023, duke filluar nga ora 11:00.

Në ditën e parë do të ketë promovime dhe prezantime librash të botuara brenda dy takimeve letrare, duke vazhduar me Orën Letrare, leximin e krijimtarisë së tyre letrare, konkretisht me poezi. Pjesëmarrës do të kemi krijues shqiptarë nga shumë shtete evropiane!

Në këtë takim do të kemi edhe takimin jubilar, dhjetë vjetorin e themelimit të LKSHM-së, të pranishëm përpos krijuesve dhe anëtarëve do të kemi edhe mysafir, ndër ta edhe Komandanti e Luftës së Koshares, Gjeneral Rrustem Berisha.

Në këtë takim do të kemi risi nga tradita dhe kultura jonë shqiptare, improvizimi i odës shqiptare, ushqime tradicionale dhe çdo gjë me vlerë shqiptare. Pjesëmarrës, përveç nga Gjermania do të kemi edhe nga: Parisi, Brukseli, Vjena, shtetet skandinave etj.

Adresa:

MOOSBURG (an der Isar)

85368 THALBACHER-STR. 7

Në këtë takim ju ftojnë dhe ju mirëpresin: LKSHM: Musa Jupolli; Klubi Letrar “Martin Camaj”: Bashkim Halilaj  dhe për Shoqata “ABEJA” Agron Haxhija