ME ÇAMEN, ARBËRESHEN FISNIKE

Nga Mustafë Kasniqi

Me çamen, arbëreshen fisnike

N’ato fusha të zjarrta lulëkuqe,
shëtiste me take një vashë
fustan e këmishë të bardhë
flokët e gjatë gjer në bel.

N’ bukurin, n’shtatin e saj selvi,
hëna humbi dritën, tha e shastisur:
-Kjo vashë trime engjëll i perëndisë,
flakëroi edhe yjet e qiellit,
kjo çame, arbëreshe fisnike.

Lisat nga era shkundeshin,
nuk thyheshin dot nga furtunat,
vasha me gërsheta e plis mbi kokë,
Përballë hienave të karpateve
shqiponjë e patrembur m’rrinte.

Bukuria e saj thyente çdo mit,
n’flladin e mëngjesit të hershëm
e fismja arbërore
me syrin shqiponjë rrëzonte.

Kjo vashë trime engjëll i perëndisë
flakëroi edhe yjet e qiellit,
me çamen, arbëreshen fisnike,
tha e flakëruar ylli i mëngjesit:
-Do ta bashkojë Ilirin!