TREGIM
Është legjende e inspirim. Fakt e imagjinate. Heroine e simbol.
Ndoshta brezat e rinj nuk dijnë shumë për Noren e Kelmendit emrin e te cilës sikur na e ngjalli këto dite një kelmendase tjetër e ditëve tona. Ky sukses sikur na i lidhi simbolikisht dy Nora te dy kohërave . Njera mbetet legjende e tjetra histori e re, olimpike..
Kelmendi i Nores se këtij tregimi, është krahine ne Veri te Shqipërisë dhe fis i njohur. Njihet për luftime dhe bëma të mëdha nga trima dhe trimëresha, nga te cilat është dalluar posaçërisht Nora, një malësorë të cilës Zoti, përveç bukurisë i kishte falë dhe trimërinë e zgjuarsinë. Në kohën e sundimit turk, Kelmendi ka luftuar për të mbrojtur trojet, por varfëria dhe i ftohti bënin të vetën. Pashallarët turq nuk arrinin ta pushtojnë dot Kelmendin. Nder shumë pashallarë që i lanë një emër të zi vendit në Shqipërinë e Veriut për barbarizëm e mizori njehet edhe një farë Vuçi Pasha.
Një ditë hapet fjala se kushdo që në ato ditë do të dorëzohej, qoftë burrë apo grua, do të falej dhe do të dëmshpërblehej për dëmet e shkaktuara nga lufta. Por si kusht për këtë marrëveshje kelmendasit do t’i çonin Vuçi Pashës vajzën më të bukur të kësaj zone. Paria e Kelmendit tubohet. Në mbledhje për të vendosur se si do t’i përgjigjen Pashës, ngrihet Nora dhe thotë: “Vllazën dhe motra unë nuk e mbaj veten për më të bukurën e këtyre maleve por jam e gatshme që të shkoj tek Vuçi Pasha dhe të kuvendoj me të, ashtu siç ai ka kërkuar. Dijeni se unë nuk e di se çfarë fati kam, por u betohem për këtë qiell e për këtë tokë, se e virgjër po shkoj dhe e tillë do të kthehem”.
Ditën që ajo vendos të bëhet gati të shkojë tek pashai zgjedh veshjen më të bukur që kishte dhe stolitë. Nuk harron që në brez të marrë me vete një thikë të hollë e të gjatë. Kur arrijnë tek kampi turk, flet me rojën dhe i thotë që ka ardhur për të takuar Pashain për marrëveshje. Pasha e pret me shumë kënaqësi, dhe turbullohet nga bukuria e Norës. Fillojnë bisedimet për marrëveshjen dhe Pasha do që të bindë Norën për dorëzim. Pasi qe Pashai redaktohet i sigurte se Nora do te jete e tij, ajo shfrytëzon një rast dhe i ngule atij thikën ne gjoks.
Pashai mbetet i vdekur, kurse Nora shpejt pa u vënë re largohet nga kampi turk dhe nxiton për t’u dhënë lajmin e mirë kelmendasve, që Pashai s’është më. Nga ajo dite Nora e Kelmendit, behet Nora e gjithë shqiptareve, simbol i trimërisë, zgjuarsisë e bukurisë. Ajo behet simbol, behet këngë, histori e legjende që përcjellet brez pas brezi.
Marin Sirdani e përpiloi këtë tregim simpas Prël Tom Cubit prej Selcet dhe Gjergj Alezit prej Boget. Gojëdhënat e dy Kelmendasve përkojnë me shkrimet historike të Pjeter Bogdanit, F. Lenormant-it, P.F. Arcangelo da Salto, dhe De Gubernatis-it)
Si çdo legjende edhe kjo për Noren e Kelmendit ka disa variante. Një tregim tjetër historik për Noren e përshkruan jetën e saje edhe me te komplikuar. Sipas kësejë variante, Nora braktiset nga i ati që në lindje, pasi qe ai kishte pritur djalë e jo vajze. Mirëpo halla e saje, pasi mëson për ketë rast, e merr dhe e rrite vete Noren duke e prezantuar atë si një djalë te adaptuar. Ajo fsheh gjininë e vërtetë te Nores para te tjerëve, dhe i jep asaj rrolin e mashkullit duke e veshur e stolisur me kostume meshkujsh dhe duke i dhëne emër te ri…
Nora femër, tani rritet dhe zhvillohet si mashkull duke e ruajtur sekretin e gjinisë se vërtetë Dalëngadalë, i ati i saje biologjik, fillon te impresionohet gjithnjë e me shume me pamjen, shkathtësinë dhe guximin e djaloshit te ri te adaptuar. Ai po kërkonte djelmosha te zgjedhur te vendit për t’i ushtruar për luftime kundër ushtrisë turke. Për ketë qellim vendose ta angazhoje ‘djalin’ e adaptuar nga e motra, duke mos e ditur se po ushtronte të bijën që e kishte braktisur ne lindje… Duke ushtruar e mësuar shkathtësitë e meshkujve të kohës, Nora po binte ne sy me trimërinë e saj.
Pasi bindet qe i ati po e adhuronte inteligjencën, pamjen e sjelljen e saje, një dite, Nora vendose dhe ia zbulon të vërtetën babait. I ati, gjendet i shokuar dhe i turpëruar. I befasuar por edhe i penduar për sjelljen qe kishte bere ne te kaluarën, ai vendose ta pranoje te bijën tani si vajze, qe tani me shkathtësi mashkulli do te ndihmoje ne për mbrojtjen e familjes. Kështu, malësori i ri, te cilin e dinin për djalë, tani i shfaqet Krahinës se Kelmendit si vajze e bukur me shumë virtyte e shkathtësi.
Shume shpejte, Nora bie ne sy ne tere krahinën për pamjen e saje. Vendasit e krahasonin me Zanën e malit, simbol i bukurisë magjike te vajzave te fshehta te maleve shqiptare. Mirepo bukurisë se Norit i kishte shkuar fama edhe atje ku ajo nuk dëshironte. Edhe pashai i rajonit, Vuci Pasha, kishte dëgjuar për Noren dhe kishte bere plane për ta futur ne oborrin e tij. Për fillim, ai kishte dërguar emisarët e vet për ta kërkuar vajzën sipas rregullave shqiptare te Kanunit. Prindërit e saje, refuzojnë pashain, duke u arsyetuar qe, sipas kanunit, ajo nuk mund te martohej me një jo-shqiptar. Pas këtij refuzimi, Pashai kishte urdhëruar qe Nora te sjellët ne haremin te tij sa me pare, ose ai do ta djege tere Malësinë. Pas refuzimit te dyte, Pashai sulmon krahinën e Nores me ushtrinë e tij.
Sipas një variante tjetër te rrëfimit, Nora jashtë dëshirës se prindërve, bën plane për ta martuar Pashën dhe hyn vullnetarisht ne oborrin e tij. Pashai i magjepsur nga bukuria e saje, bie ne gjunjë dhe lutet e falënderohet zotit për ketë dhurate, duke urdhëruar ushtrinë e tij qe te tërhiqet e fillojnë dasmën. Mirepo, mu ne kulmin e festimit, kur ushtaret kishin humbur kontrollin mbi situatën, Nora nxjerre një thike te fshehur, dhe vret pashain e arrinte te ike.
Sipas variante tjetër te përshkruar me larte, Nora vetëdorëzohet ne marrëveshje me prindërit dhe malësorët e Kelmendit për ta shpëtuar Kelmendin nga ushtria e Vuci Pashes dhe kështu arrin ta vret atë. Ngjarja besohet te ketë ndodhur rreth viteve 1638 – 39 kurse Vuci Pasha sipas legjendës, ishte me origjine nga Bosna.
(marrë nga faqja ‘Malesia’ )