Nga Redaksia
Redaksia e gazetës “Ura e Bashkuar” shpreh dhimbjen e madhe për humbjen e jetës së policit shqiptar Afrim Bunjaku, i cili ra heroikisht në mbrojtjen e interesave të atdheut, në Veriun e Kosovës. Njëkohësisht shprehim zemëratën tonë, kundër terroristëve serbë, të cilët mymedic.es shtinë me armë vdekjeprurëse në drejtim të dy policëve shqiptarë, ku edhe mbeti përjetësisht në kujtesën tonë atdhetare polici dëshmor Afrim Bunjaku.
Ky grup kriminelësh serbë, të nxitur nga strukturat e larta të politikës zyrtare serbe, synoi të krijojë një gjendje të tmerri, duke përdorur edhe kultet fetare, siç ishte manastiri ortodoks serb në Bërnjakë të Veriut të Kosovës. Por, planet e tyre u dogjën, pasi që policia speciale shqiptare tregoi jo vetëm gatishmërinë për mbrojtjen e kufijve të atdheut, por tregoi edhe se zot vendi është vetë shqiptarësia jonë.
Në emrin tonë i dërgojmë ngushëllimet tona familjes së dëshmorit Afrim Bunjaku, shokëve të tij – policë, miqve e dashamirëve si dhe gjithë njerëzve atdhedashës shqiptarë, kudo që janë!