Motër dhe vëlla Gresa dhe Gentonis Shala, nxënës të shkollës shqipe në Uster të Cyrihut

Janë me mijëra raste të cilat dëshmojnë ku fëmijët edhe pse të lindur larg Atdheut, falë edukimit kombëtar në familje dhe në shkollën shqipe ruajnë shkëlqyeshëm gjuhën dhe kulturën kombëtare. I tillë është rasti me Gresë dhe Gentonis Shalën (motër e vëlla) nxënës të shkollës shqipe në klasën e mësuesit Vaxhid Sejdiu, në Uster, të kantonit të Cyrihut. Ata jo vetëm që janë nxënës të shkëlqyeshëm por edhe të dalluar në aktivitetet shkollore. Zëri tyre është zë i veçantë në programet shkollore duke recituar apo duke kënduar këngë ushtuar gjakut të dëshmorëve, Kosovës, Shqipërisë- Atdheut.