– Gëzuar 7 Marsin -Ditën e Mësuesit
Dashuria për gjuhën të jap ndjenja, sepse rruga shkronjave shqipe rrjedhin thellë nga dejtë e gjakut të pastër arbëror, e siç thotë Petro Nini Luarasi:
Gjuhën e kemi tonë
Të vjetër dhe të vyer,
Nga Perëndia ish thënë
Që ta ruajmë të çkëlqyer.
Shkruan: Mustafë Krasniqi
Më 16 mars 2025 Schleißheimer të Munihut, Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë (LAPSh) në Bavari organizoi program të larmishëm kulturo-artistik, me nxënësit e shkollës shqipe, për nder të 7 Marsit-Ditës së Mësuesit.
Programi i u hap me Këngën “Mësueses sime”, të kënduar nga nxënësi e klasës Grafinger Str. në Munih të moderuar nga mësuesja Nife Arifaj. Të pranishmit, nxënësit dhe mësimdhënësit me fjalët përshëndetëse i përshëndeten: kryetari i LAPSH-it z. Milazim Ukaj, përfaqësuesit konsullor të Republikës së Shqipërisë znj. Gentiana Mburimi dhe të Republikës së Kosovës z. Afrim Nura, për të vazhduar me vallen “vallja me motive Kosovare” të vallëzuar nga nxënësit e shkollës shqipe të Fraeising-ut.

Me një ese për “7 Marsin -Ditën e Mësuesit” mësueseve ju drejtua Koordinatori i LAPSh-it z. Mustafë Krasniqi, i cili përpos fjalës emocionues për mësuesin kishte edhe një mesazh për prindërit, që ata t’ i sjellin fëmijët në klasa, ku zhvillohet mësimi në gjuhën shqipe, me qëllim që t’i shpëtojmë nga rrëmbimi i valëve të asimilimit në heshtje. Ndërsa për Bashkëkombësit, shoqatat dhe bizneset, nga ta kërkoi që së bashku të vihemi në interes të ruajtjes së gjuhës me moto “të gjithë për shkollën shqipe”, që fëmijët dhe nipa të dinë të flasin me gjyshen e gjyshin me shqipen e bukur, kur ata shkojnë në atdheut mëmë!

Pas përshëndetjes programi filloi me moderimin e nxënësve: Adeo Braho dhe Albina Krasniqi, duke i ftuar kolegët të dalin në skenë për të përformuar ricitimet e tyre me poezitë e përgatitura nga nxënësit: Lorik Daci me poezin “Gjuha shqipe” (Passau), Tiara Kastratime “Kosova dje sot dhe nesër” (Deggendorf), Ledion Aliajme “7 Marsi Dita e Mësuesit” (Germering), Adeo Braho “Nënës (Giesing), Ledion Krasniqi “Kosova” (Garching), Haki Kukiqi “Shqiptar jam e Shqip nuk di” (Neumarkt), Role Lutolli “Dita e Pavarësisë (Augsburg), Emili Hysolli “Mësuesja ime”(Mainburg), Eliona Gashi “Festat” (Kaufbeuren), Lijana Imeri “Mëmëdheu” (Landshut), Helena Gjoci dhe Nila Mani “Mësuesja jonë” (Kolbermoor, Buna dhe Bora Morina me poezinë “Mesazh për ty” ( Rosenheim), Alisa Gashi “Kosova ime” (Augsburg), Poema Murtezani „Gjuha shqipe“ (Deggendorf).

Skenën e këtij manifestimi e ndryshoi humori, me titull “Profesionet”, të përformuar nga nxënësit e Freising-ut: Lionidi, Xhesika, Liridoni, Mario, Eliza, Aridona, Liridoni, Tuana dhe Markeli. Kurse ajo që emocionoi të ptranishmit ishe pjesa teatrale me titull “ Plisi i Kosovës” të interpretuan nga nxënësit e Augsburg-ut: Albioni, Dea, Riga, Tringa, Lindrit dhe Leonora dhe për t’i relaksuar të pranishmit, nxënëset Adea Kelmendi, Emelinda Terzija (Neumarkt) ia dhanë këngës “Pa Duvak s’kam me u ba nuse” .
Ajo që e bënte prindin më të emocionuar ishte zëri i ëmbël i fëmijëve, kur ata dilnin në skenë dhe belbëzonin në ndonjë varg shkëlqenin duke recituar poezitë, siç janë poezia: “Mësimi” Art Raci (Passau), Amena Hoti “Për ty mësuese” ( Germering), Leart Bujari “Sa jemi shqiptar” (München), Medina Halilaj “Kosova” (Garching München), Atdhe Kelmendi “Për ty Kosovë”(Neumarkt) Alja Gjana “Mësuesja” (München Giesing), Debora Uka “Përse kërkon të bëhesh bletë” (Mainburg), Anastazia Ejlli “Shko dallëndyshe” (Kaufbeuren), Donesa Hajdari dhe Learda Imeri me poezi “Mos ma prek librin(Lashut) dhe me tregimin “Keci me veshët e gjatë” shqiptuar nga Mia Memin (Grafinger Str.) dhe me poezinë “Mësuesja” recituar nga Erona Ramadani (Moosach), Leana Zogu me poezi “Mësuesja ime” (Mainburg), Luena Hotime poezinë “7. Marsi”(Germering) dhe poezinë “Fjala Nënë” të recituar nga Xheneta Rudhani ( Giesing).

Kënga “Amaneti” kënduar nga nxënëset: Esma dhe Medina Krasniqi- (Augsbur), të pranishmit u ndien të emocionuar, kurse melodi me piano “Ku më je rrit moj lulja me erë” u interpretua nga nxënësi Poema Murtezani (Deggendorf).
Programi u përmbyll me valle Folklorike të vallëzuar nga nxënësit e Lanshut-it: Donesa, Learda, Shefkija, Lijana, Arba, Arbëresha, kurse buqetë lulesh për mësuesin dhuruan kryesia LAPSh-it dhe konsullata e Republikës së Kosovës.
Kryetari i LAPSh-it donatorëve kontribuues ju ndan mirënjohje për kontributin e tyre dhënë për shkollën shqipe, ndërsa koordinatori i falënderoj mësueset, konkretisht Këshillin Organizativ: Enela Markja, Nife Arifaj dhe Anila Xhani për punën dhe angazhimin e tyre rreth organizimit, kryesinë e përshëndeti për kontributin që i dhanë Këshillit Organizues.
Programi përfundoi me urimin e nxënësve: – “Gëzuar 7 Marsin – Ditën e Mësuesit” mësuesi im!
