Shkruan: Mustafë Krasniqi
N’ SHKREPTIMËN E DASHURISË
N ‘bubullimat e kohës
shpërthyen ngjyrat,
befas ylberi
harkoj qiellin kaltërosh.
Duke kërkuar yllin,
i përhumbur nëpër qiell
n’krahror e heshtur m’rri
e bardha pëllumbeshë.
I përplasur n ‘rreze hëne
n ‘pritje m’u thye ëndrra
n ‘krismat e heshtura,
në t ‘lashtën kullën arbërore.
Udhëtonim qiellit, n ‘shikim
me flokëshprishurën time,
puthjet i kishim harruar
n ‘shkreptimën e dashurisë.
E, duke thirrur në kupë qielli
Çamërinë, Arbëreshën trime
Të vallëzojmë së bashku
E, t’ia themi këngës arbërore.
Me të ikur ëndrra e thyer
buzët e thara për puthje
në pritje ende m ‘rrinë!
Luftë me veten po bëjë
N ‘këtë shkreptimë dashurie!