Redaksia
Në Zusmarshause qytet i Augsburgur, në Landin e Bavarisë- Gjermani, më 19.10.2024 u mbajt seminari dyditor me temën: “Trajtimi dhe shkëmbimi i përvojave të mësimdhënësve me klasa heterogjene”
Seminarin e hapi Mustafë Krasniqi, duke i përshëndetur përfaqësuesit diplomatik të dy konsullatave në Mynih, konsullën e përgjithshme të Republikës së Shqipërisë, Genta Mburimi, konsullin e përgjithshëm të Republikës së Kosovës, Afrim Nura, konsulli Naser Bejtullahu, profesor dr. Besnik Rama, mësimdhënësit, kryetarin Milazim Ukaj, kryesinë e LAPSh-it dhe kryetarin e shkollës shqipe të Hesenit, Ukë Blakaj dhe ju uroj mirëseardhje e punë të mbarë seminarit dyditor!
Të pranishmit i njoftoj për ligjëratën e dr. Besnik Rama, me temën “trajtimi didaktik në lidhje me kurrikulën dhe rrethanat e shtetit ku zhvillohet mësimi” , i cili do të jetë shkëmbim, bashkëbisedimi me mësimdhënës për format praktike, metodologjike për metodat më të lehtë dhe të përshtatshme për nxënësit.
Në ditën e dytë do të kemi punëtori në grupe me mësimdhënës, të cilat do trajtohen këto tema: organizimi i orës se mësimit në grupe me nivele të ndryshme; vlerësimi i orës se mësimit; motivimi i nxënësve; raporti mësues-nxënës-prind dhe puna individuale, kompetenca të veçanta që e bëjnë të suksesshëm mësuesin në diasporë, mësimdhënia dhe vlerësimi etj. E gjithë kjo punëtori në grupe do të frymojë në organizimin praktik, duke shkëmbyer edhe përvoja individuale, tha Krasniqi.
Për ta përshëndetur Seminarin fjalën e mori kryetari i LAPSh-it për Bavari, Milazim Ukaj, knsullja e përgjithshme e Republikës së Shqipërisë, Genta Mburimin; konsulli i përgjithshëm i Republikës së Kosovës, Afrim Nura, kryetari i shkollave shqipe në Hessen, Ukë Blakaj dhe dr. Besnik Rama.
Në ditën e parë Dr. Besnik Rama filloi ligjëraten me temën “trajtimi didaktik në lidhje me kurrikulën dhe rrethanat e shtetit ku zhvillohet mësimi”, duke ilustruar me nëntitujt: kompetenca të veçanta që e bëjnë të suksesshëm mësuesin në diasporë; mësimi i gjuhës amtare në diasporë në kontekstin historik; Prindërit emigrantë – rol kyç në ruajtjen e identitetit kulturor dhe gjuhësor të fëmijëve të tyre dhe si të përfshihen prindërit në procesin e mësimit të gjuhës amtare etj.
Për relaksim, pas darkës, mësimdhënësit organizuan një mbrëmje argëtuese-kulturore me recitime poezish, thënie të bukura popullore, gjëegjëza, humor e deri te vlerësimi se kush ishte më i mirë në kërcim, këngë e recitime etj.
Më datën 20 tetor 2024, në ditën e dytë të seminarit u zhvillua praktikisht ora mësimore, duke marrë tema nga libri i nivelit të dytë, ndarë në katër shkallët.
Temat që zgjuan interes të veçantë ishin: formimi i klasave dhe organizimi i orës së mësimit, duke i shtjelluar në varianti 1 (i zakonshëm): Klasa të veçanta– një mësues/e për çdo klasë: klasa 1 (shkalla 1); në varianti 2 (heterogjen): Niveli – një mësues/e për çdo nivel (tri klasat e nivelit I, II, III dhe në varianti 3 (heterogjen): Nivelet të bashkuara – një mësues/e për çdo klasë me nxënës të niveleve I+II, I+III, ose II+III, I+II+III.
Në përfundim të seminarit, të ditës së dytë, mësimdhënësve u ndan certifikata për trajnim nga Profesor Mustafë Krasniqi dhe dr. Besnik Rama. Të pranishëm në ndarje të certifikatave ishte Konsullja Genta Mburimi dhe kryetari i LAPSh-it, Milazim Ukaj.
Seminarin e përmbylli Krasniqi dhe Ukaj, duk e falënderuar dr. Besnik Ramën, mësimdhënësit, kryesinë e LAPSh-it dhe Këshillin Organizativ, i cili suksesshëm realizoi seminarin dyditor dhe falenderuan fondacionit “Besa” njërin nga sponsorët kryesor të LAPSh-it dhe kryetarin e saj Ilir Seferin