NË ËNDËRR

Shkruan: Mustafë Krasniqi

I përplasur thellë i vetëm isha
n’kujtimet e atdheut tim ilirik,
sikur m’u zu fryma n’mjegullnajë,
lumi vërshoi livadheve të thata.

Nga qielli m’ fliste nënlokja,
n’ret e bardha doli fytyra e saj
nga sytë i rridhnin lot,
nga malli buzët ju kishin tharë.

I përkulur n’puthje m’rridhte loti,
rrugëve të botës fluturoja nëpër ëndërr
me shqiponjë valavitja flamurin
lart nga retë e bardha pikonte shiu.

Nëntorët valë vërshimi vijnë
nga të bardhat re më fliste nënlokja:
nëse kullës nuk ia fal dashurinë,
flamurin nuk e ruani si sytë e ballit
Gjiri im mos u qoftë hallall!

Rrezja e mëngjesit u përplas
Një lindje e një vdekje
Një komb e një gjuhë
Një flamur kuq e zi
plisin mburoj nderit kemi.

Për shqiponjën në flamur
për mëmë Shqipërinë u betova!