Redaksia
Dritarja e diturisë për ta mësuar dhe ruajtur gjuhën amtare, ditë e më tepër po bëhet një ndërgjegjësim i arsyeshëm te mërgata shqiptare kudo që është, konkretisht në landin e Bavarisë. Ky mision fisnik e bujar po arrin suksese të dukshme në këtë drejtim dhe mbi të gjitha po arrin ta ndërgjegjësoi bashkatdhetarin tonë, se pa ruajtjen e gjuhës nuk kemi as identitet kombëtar.
Tashmë nuk është risi hapja e klasave të reja, po më tepër ndërgjegjësim dhe mbi të gjitha dashuri për ruajtjen e gjuhës te fëmijët e mërgatës shqiptare!
Në vargun e hapjeve së klasave në gjuhës shqipe në Bavari, iu bashkua edhe klasa e radhës, më 30.01.2025 në Germering të Munihut, me mësuese Ardita Krasniqi, duke i falënderuar prindërit, kryesinë e LAPSh-it, e cila me punën e tyre vullnetare po arrijnë të jetë në ballë të këtyre sfidave.
Për njoftim: mësimi mbahet çdo të enjte, nga ora 14:30 deri 16:00, në adresën:
Realschule, Masurenweg 4, 82110 Germering.
Nxënësve dhe mësueses ju urojmë shumë suksese në mësime, na qoftë një fillim i mbarë, ishte porosia e përbashkët e prindërve dhe e kryesisë së LAPSh-it!