Shkruan: Mustafë Krasniqi – Në Holzkirchen, Landin e Bavarisë, nën përkujdesshin e mësueses, Blerina Shabani dhe Këshillit të Prindërve u mbajt një ceremoni manifestuese për mbarimin e vitit shkollor 2018/2019, ku dhe u bë dhënia e dëftesave, për nxënësit të cilët kanë përcjellë procesin mësimor, të Mësimit Plotësues në Gjuhën Shqipe.
Në këtë manifestim, përpos prindërve, Këshillit të Prindërve, bashkëkombësve dhe nxënësve ishte i pranishëm edhe kryetari i sapozgjedhur i LAPSH-it në Bavari, Milazim Uka, arkatarit Rexhep Nikçi dhe mysafire, ish-mësuesja e gjuhës gjermane në këtë shkollë, znj.Destere.
Të pranishmit i përshëndeti kryetari i LAPSH-it Milazim Uka, ndërsa Kryetari i Këshillit të Prindërve të Holzkirchen Z. Hakif Qerimi, pasi i përshëndeti të pranishmit, në mënyrë të veçantë e falënderoj, për vullnetin dhe përkushtimin e madh, mësuesen, Blerina Shabanin. Po ashtu u zotua se do të angazhohemi, ne Këshill i Prindërve, për rritjen e numrit të nxënësve në këtë pjesë, ku dhe i përgëzoj për regjistrimin e dy nxënësve të rinj; Rita Gashi dhe Erand Gashi!
Mësuesja, Blerina Shabanit, me fjalët e saj emocionuese dhe inkurajuese për nxënës dhe prindër, ndër të tjera tha:
Të nderuar prindër, të pranishëm, të dashur nxënës mirë se keni ardhur të na bashkoheni në këtë ditë të veçantë, ku me sukse po e përmbyllim vitin e dytë të mësimit plotësues në shkollën shqipe në Holzkirchen! Andaj uroj që të përfshihen të gjithë fëmijët mërgimtarë në procesin mësimorë në gjuhën shqipe, ku dhe i inkurajojmë të gjithë prindërit shqiptar t’i sjellin fëmijët, ngaqë ata fëmijë që e njohin gjuhën e tyre janë më të mirë dhe të suksesshëm edhe në gjuhën gjermane! E, siç thotë poeti ynë i madh, Sami Frasheri: “Suksesi i shkollës sonë dhe mësimi i gjuhës shqipe, janë vdekje për armiqtë e kombit”.
Unë, ndihem e nderuar dhe e privilegjuar që m’u ka besua, nga prindërit, detyra e shenjtë të jem mësuese e gjuhës shqipe dhe, mbetem me shpresë në çdo vite të kemi rritjen e numrit të nxënësve dhe, të përfshihen të gjithë fëmijët mërgimtarë në procesin mësimor me Mësim Plotësues në Gjuhën Shqipe!
Pjesën e dytë të manifestimit i dhanë ngjyrë emocionuese dhe inkurajuese nxënësit e kësaj shkolle me paraqitjen e tyre brilante, para të pranishmëve, prindërve dhe mysafirëve, e në veçanti i dhanë një emocion mësueses së tyre, Blerina Shabani, e cila për dy vite ishte më teëpr se një mësuese!
Programi kulturo-artistik ishte përgatitur nga mësuesja dhe nxënësit, ku programin e Moderoj nxënësja Hanife Jasharaj, e cila me paraqitjen e saj dha shpresë se e ardhmja e rinisë së mërgatës shqiptare do të jetë më e mirë, nëse fëmijëve ua ofrojmë rrezen e dritës, e i nxisim të jenë të pranishëm në shkollën shqipe me mësimin plotësues.
Në skenë, moderatorja, Hanife Jasharaj, fton me poezinë “Shqiponja” nxënësi Salih Mustafa, me poezinë “Gjuha jonë” Elzon Ademaj, dhe me poezinë “Atdheu” Arian Ajeti, kurse me pjesën teatrale ftonë nxënësit: Leon Jasharaj, Olart Avrami, Milot Fazlija, Dardan Mustafa, Leon Qerimi, Melisa Jasharaj, Elzon Ademaj dhe unë Hanife Jasharaj. Po ashtu nxënësit: Arti Mustafa me poezinë “Flamuri”, Olart Avrami me poezinë i “Dashur Atdhe” përformuan shkëlqyeshmi.
Me recitalin “Pse jemi ndarë” vijnë nxënësit: Melisa, Elzoni dhe Leoni dhe recitalin tjetër “Të mësojmë gjuhën e Nënës” recituan nxënësit: Miloti, Leoni, Hanifja, Dardani, Leo, Melisa dhe Olti, kurse nxënësi Dardan Mustafa vije me poezinë “Shkolla shqipe”, e xënësit: Olt Avrami dhe Andi Mustafa interpretuan bukur.
Manifestimi u gjallërua edhe me këngë e valle, të përgatitur nga nxënësit e kësaj shkolle. Kënga “Ti Flamur”, të kënduar nga të gjithë nxënësit dhe të përcjellur me kitar nga nxënësi, Leon Qerimi i emocionoi të pranishmit, kurse me dy pika muzikore, me çifteli, na vije nxënësja Elora Ademaj .
Pra, në fund të programit, së bashku të gjithë nxënësit kënduan këngën e preferuar “Xhamadani vija-vija” , ku dhe u bë ndarja e dëftesave, nxënësve, nga mësuesja Blerina Shabani, kryetari i LAPSH-it Milazim Uka dhe Rexhep Nikçi. Po ashtu ju dhuruan tre nxënësve tri libra, nga autori Mustafë Krasniqi, në shenj respekti për dy nxënës të cilët mbaruan shkollën, për të vijuar studimet e mëtutjeshme, nxënësve: Elora Ademaj Hanife Jasharaj, si dhe për nxënësen e rregullt Arian Ajeti (foto. dhe materialin marr nga B.SH).