NË MEMMINGEN TË BAVARISË U MBAJTË PROGRAM FESTIV PËR FESTEN E FLAMURIT

Shkruan: Ilmie Durmishi

Shkolla Shqipe në Memmingen në landin e Bavarisë, në prani të shumë bashkatdhetarëve dha një program të pasur kulturo-artistik kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë, Ditës së Flamurit. Në këtë manifestim e pranishme ishte edhe kryesia e LAPSh-it: kryetari z. Milazim Ukaj, kryetari i K. të Prindërve z. Arif Arifaj dhe  Avdi Kolukaj-sekretar, si dhe mësuese: Buqe Arifaj dhe Shqipe Kolukaj.

Programi filloi me intonimit e Himnit Kombëtar nga kori i shkollës, me moderimin e Melisa Iseni dhe Migjen Cukaj. Ndërsa para të pranishmëve foli kryetari i LAPSH-it z. Ukaj, i cili të pranishmëve ua uroj festat e nëntorit dhe i përgëzoj mësueset: Ilmie Durmishin, Elvira Mustafai dhe koreografen Silva Marku, që së bashku me nxënësit keni arritur ta realizoni suksesshëm programin manifestues, kushtuar 111 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, Ditën e Flamuri.

Ukaj, Mësimin Plotësues në Gjuhën Shqipe në Diasporë e vlerësoj si një proces mjaftë të rëndësishëm, që rëndësia e saj qëndron në ruajtjen e identitetit kombëtar. Po ashtu u zotua se do ta keni përkrahjen e LAPSH-it, sa herë që ndien nevojë këto klasa dhe në fund të fjalës së tij u bëri thirrje prindërve që mos të hezitojnë për t‘i dërguar fëmijët në shkollën Shqipe.

Z, Arifaj foli për ndërgjegjësimin e prindërve për t’i dërguar fëmijët e tyre në mësimin plotësues. Ku ndër të tjera tha së rol të madh këtu luan prindi.

Kryetari i Këshillit të Prindërve, z Sefer Kadriaj tha se pa marre parasysh sfidat e njëpasnjëshme  zotohemi si prindër se do t´ju mbështesim në çdo aspekt, me të gjitha mundësitë që ne i kemi, me qëllim që puna e juaj të përcillet tek fëmijët tanë.

Në fund të programit Naim Korpuzi me bashkëshorten dhuroi buqetë lulesh për mësueset dhe nga një dhuratë simbolike ndan për nxënësit. Po ashtu një  falënderim i veçantë ishte edhe për sponsoret: Firma “Graniti “ me pronar Granit Sokoli, firma “ A+S Bau “ me Sefer Kadriaj , Beningen, Firma “Atashi”, me pronar Shkëlzen Atashi, firma “Krasniqi” , me pronar Sami Krasniqi , si dhe familja Veli dr. Arben Veli.