Në Mynih të Gjermanisë do të promovohet monografia “Gazmend Zajmi – një jetë për Kosovën” i autorit Nuhi Bytyçi

uraebashkuar.com

Në ambientin e Konsullatës së Republikës së Kosovës dhe në prani të bashkëkombasve do të promovohet  monografia “Gazmend Zajmi – një jetë për Kosovën” i autorit, gazetarit dhe publicistit Nuhi Bytyçi.

Në këtë promovim do të keni rastin të njiheni me jetën dhe veprimtarin atdhetare e shkencore të intelektualit poliedrik të Akademik Gazmned Zajmit, i cili ishte deri në vdekje në shërbim të çështjes kombëtare. Po ashtu do të njiheni për kontributin si profesor e rektor i Universitetit të Prishtinës dhe kryetar i Akademisë se Shkencave dhe Arteve të Kosovës, i cili dhe ishte anëtar i parë i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Evropës nga Kosova.

Prof. Zajmin do ta njihni për qëndrimin e tij të guximshëm për demonstrata studentore të vitit 1981 dhe si pushteti ish-Jugosllavë e largoj nga pozita e rektorit dhe e prjashtuan nga procesi arsimor i Universitetii të Prishtinës. Do ta njihni si shkrues i  Deklaratës Kushtetutës të 2 korrikut 1990, për Pavarësinë e Kosovës.

Promovimi i monografisë “Gazmend Zajmi – një jetë për Kosovën”  do të mbahet më 28 qershor 2024 (premten) në orën 18:00, në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Mynih, në adresën:
Albert-Schweitzer-Strasse 62, 81735 Mynih.
Pjesëmarrjen tuaj ta konfirmoni në email:
generalconsulate.munich@rks-gov.net
ose ne tel. +38349448468