Nga Mustafë Krasniqi
Dje, më 26 nëntor 2023, në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Mynih u organizua pritje për mësimdhënësit dhe kryesinë e Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë (LAPSh-in) në Bavari, të organizuar nga Konsullata e Përgjithshëm e Republikës së Kosovës, Afrim Nura dhe tërë stafi Konsullor.
Në këtë pritje përpos stafit Konsullor, mësimdhënësve dhe kryesisë së LAPSh-it ishte e pranishme edhe Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të Republikës së Kosovës znj. Arbërie Nagavci dhe deputetja e Parlamentit të Republikës së Kosovës Fitore Pacolli.
Në këtë takim me mësimdhënësit dhe kryesinë e Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë në Bavari (LAPSh-it) Ministrja Nagavci u njoftua për sfidat rreth procesit mësimor të mësimit plotësues në gjuhen shqipe dhe me librin e punës (ditarin), që LAPSh-i nga fillimi i veprimtarisë së saj i ka pajisur mësimdhënësit/et me ditar.
Gjatë diskutimit, Ministrja u njoftua me punën dhe vështirësitë e mësimdhënësve, që i hasin gjatë procesit mësimor. Ministrja i falënderoi mësimdhënësit/et për punën e tyre dhe ndau një përvojë të punës së saj shumëvjeçare, si mësimdhënëse dhe si drejtoreshë. Po ashtu u njoftua se LAPSh-i funksionon nën juridiksionin e Ministrisë së Arsimit dhe Kulturës (Kultusministerium) të Bavarisë, por që ka mbështetjen e dy konsullatave tona shqiptare në Munih, të Republikës së Shqipërisë dhe të Republikës së Kosovës, të disa shoqatave dhe prindërve, si dhe financiarisht ndihmohet nga Fondacionit “Besa Foundation”.
Ministrja pasi i dëgjoi kërkesat e mësimdhënësve dhe të kryesisë së LAPSh-it, ajo, u zotua se kërkesat dhe shqetësimet do t’i ketë parasysh.
Ndër pikat që ju shtruan ministres ishin:
1.Pajisjes së nxënësve, në diasporë, me mjete mësimore (libra) me kohë
2.Organizimi i seminareve për mësimdhënës dhe ekspert të kësaj fushe
3.Nostrifikimin e diplomave të mësimdhënësve
4 Licencimin e mësimdhënësve
5.T’na mundësohet një reklamë 2 minutëshe në televizionet shtetërorë.
Takim u përmbyll me zotimin e Ministres Nagavci, se në të ardhmen librat do t’i keni me kohë dhe për seminaret do t’i sjellim njerëz profesionist. Nura u zotua se bashkëpunimi i deritashëm do të jetë në të ardhmen edhe më i angazhuar. Kurse kryetari i LPSh-it, Milazim Ukaj, falënderoj Ministren për vizitën e saj, për t’u njohur për së afrmi me hallet dhe sfidat e LAPSh-it dhe të mësimdhënësve, si dhe Konsullin e Përgjithshëm dhe stafin konsullor për pritjen në ambientin konsullor dhe për një apero që u shtrua për të pranishmit!