Uraebashkuar.com

Në një ambient të bukur në qytetin e Nürnberg-ut me rrethinë u organizua një aktivitet i përbashkët me nxënësit e klasave ne mësimi plotësues të gjuhës shqipe të Nürnberg-ut, Fürth-it, Neumarkt-it dhe Roth-it, në shpërndarjen e dëftesave për vitin 2024-2025. Ndërsa koordinatori i mësimit plotësues të gjuhës shqipe për Nürnberg dhe rrethinë, z. Selim Hoti, foli për rëndësinë e këtij misioni të shenjtë për fëmijët tanë të cilët jetojnë në mërgatë dhe njëherit i falënderoi mësueset: Lume Daci Hoti në Nürnberg ,Arianita Abdiu në Fürth, Antigona Kelmendi -Neumarkt si dhe Gynete Neziri në Roth dhe të gjitha mësueseve të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptar në Bayern (LAPSh ) si dhe kryesinë e LAPSh-it, e cila po e bën një punë të shkëlqyer rreth organizimit të hapjes së klasave të reja.

Po ashtu i falënderoi edhe prindërit e pranishëm, i cili nga ta kërkoi një bashkëpunim të ngushtë që në të ardhmen të kemi një rritje të numri të nxënëseve, të cilët duhet që ta ndjekin mësimin në gjuhën shqipe, sepse vetëm në këtë mënyrë fëmijët tanë e ruajnë identitetin tonë kombëtar.
Z. Hoti citoi thënien e rilindësit tonë të madh të Sami Frashrit, ku thotë: ,,Nëse do të mbjellësh për një vit ,mbjell misër e grurë , nëse do të mbjellësh përgjithmonë, mbjell arsim e kulturë…‘‘.
Në fund u bë shpërndarja e dëftesave nga mësueset e këtyre shkollave, ku më të gëzuarit ishin fëmijët të cilëve ju dhurua edhe nga një dhuratë simbolike nga kryesia dhe kryetari i LAPSh-it Milazim Ukaj, me rastin e përfundimit të këtij viti shkollor 2024/25 ( Nga Selim Hoti)