Në Nürnberg shkollat shqipe festuan 28 Nëntorin- Ditën e Flamurut

Redaksia

Në nderim të 28 Nëntorit-Ditës së Flamurit shkolla shqipe në Nürnberg, Neumarkt, Fürth, Roth, Aschaffenburg dhe Bamberg mbajten një aktivitet të përbashkët festiv, me program kulturo – artistike, të përgatitur nga mësueset dhe nxënësit e këtyre shkollave.

Ky manifestim bashkoi nxënës, prindër dhe bashkëkombas të këtyre qyteteve, që së bashku ta festojnë këtë ditë të rëndësishme kombëtare, të përcjell me valle, këngë dhe recitime, të interpretuar nga nxënësit, të cilët dhanë një program të shkëlqyer dhe përmes zërit të ëmbël pasqyruan vlerat kombëtare.
Zëri i tyre ishte kushtrim i buruar nga ndjenjat shpirtërore, për ata kolegët të cilët nuk e vijojnë mësimit plotësues në gjuhën shqipe në diasporë: ejani së bashku ta ruajmë këtë vlerë hyjnore, gjuhën e gjyshërve, të Skënderbeu, Ismil Qemailit, Adem Jasharit dhe të simbolit të kombit Adem Demaçit.

Manifestimin e përshëndeti Konsullja e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në München, znj. Genta Mburimi, e cila përshëndeti punën e palodhur të mësuesve dhe të LAPSH-it, të atyre bashkëkombasve të komunitetit shqiptar në Bavari, të cilët ndihmojnë shkollën shqipe.
Organizatorët u ndan të kënaqur dhe në fund shprehën mirënjohjen për të gjithë donatorët që kontribuuan e po kontribuojnë në realizimin e çdo feste dhe veprimtarive kulturore dhe, thanë: çelësi për të mbajtur të gjallë trashëgiminë kulturore shqiptare larg atdheut dhe në ruajtjen e gjuhës janë ata që e ndejnë në shpirt flamur kuq e zi, kombin shqiptar!