Ura e Bashkuar
Në Prishtinë, më 18 korrik 2024 filloi punimet Seminari i XVII Mbarëkombëtar me Mësuesit e Gjuhës Shqipe dhe të Kulturës Shqiptare në Diasporë, të organizuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Ministrinë e Arsimit dhe Sportit të Shqipërisë dhe me Mësuesit e Gjuhës Shqipe dhe të Kulturës Shqiptare në Diasporë, me temën: “Metodologji të mësimdhënies së gjuhës shqipe dhe të kulturës shqiptare në diasporë e në mërgatë”.
Seminari u hap me vallën e shoqërisë kulturore “Shota” për të vazhduar tutje me përshëndetjen e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i cili i përshëndeti pjesëmarrësit dhe i uroj suksese dhe mbarëvajtjen e Seminarit të VXII të mësimdhënies së gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare,
Po ashtu mësimdhënësit dhe seminarin e përshëndeti edhe Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci , Ministrja e MPJD-së, Donika Gërvalla, kurse seminarin e hapi Kryetari i Lidhjes së Mësuesve Shqiptarë në Greqi, Blerim Lleshi dhe mirënjohje iu Ymer Avdiu dhe Nuhi Gashi nga ministrja Nagavci.
Të pranishëm në hapjen e Seminarit ishin edhe zv/ministrja e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Shqipërisë, Nina Guga, zv/ministri i Arsimit në Kosovë, Taulant Kelmendi, kryesueset e grupit punues të përbashkët organizativ të Seminarit Kosovë-Shqipëri, Shqipe Gashi, Anila Ferizaj dhe drejtoresha e QBD-së Mimoza Hysa dhe mësuesit nga shumica ku zhvillohet mësimi plotësues në gjuhën shqipe.
Në ditën e dytë të seminarit, sminari u hap me kumtesën e Mustafë Krasniqit me temën:
“Sa është e pranishme gjuha amtare te fëmijët e mërgatës shqiptare dhe ç’ duhet të bëjmë që ajo të jetë në qendër të vëmendjes? Ndër të tjera Krasniqi shtoi: “… bazë të të gjitha fakteve të deritanishme, të cilat i dëgjojmë nga prindërit shqiptarë vijmë në përfundim se pjesa dërmuese e këtyre “argumenteve” janë të pabaza. Fëmijët mësojnë nga 2-3 gjuhë, paralelisht dhe për as njërën nuk themi se po i përzihet gjuha, apo po ka ngarkesë, apo po iu ngatërrohet gjuha. Këto dhe shumë arsyetime tjera nuk qëndrojnë as shkencërisht as praktikisht.
Pohimet e këtilla thjesht nuk qëndrojnë, sepse njohja e gjuhës amtare është një vlerë jo vetëm kombëtare por edhe njerëzore. Megjithatë, duhet ta pranojmë se në mesin e prindërve shqiptarë me të madhe ngatërrohet koncepti i ruajtjes së gjuhës dhe për këtë bëhen pengesë që fëmijët e tyre të mos e vijojnë shkollën shqipe. Dhe e gjithë kjo është si rezultat se ata nuk janë të informuar sa duhet dhe si duhet, prandaj edhe botëkuptimi i tyre është plotësisht i gabuar”. Më pastaj Arjana Zhubi foli për “Ndikimi i punimeve ndërvepruese në klasë dhe ngritja e rezultateve të të nxënit gjatë procesit mësimor.
Në ditën e dytë foli Ministreja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci dhe Ministrja e Arsimit dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë, Ogerta Manastirliu. Ministrja Nagavci në fjalën e saj të rastit tha se: “ky është viti i tretë me radhë, që së bashku me Ministrinë e Arsimit të Shqipërisë bëjmë organizimin e këtij Seminari i cili është rezultat i punës së përbashkët mes Ministrive tona të Arsimit në Kosovë dhe Shqipëri”. Më tej Nagavci tha se, rivënia në fokus e gjuhës amtare dhe gjetja e mënyrave të reja për ta kultivuar atë tek brezi i ri i mërgatës, janë elemente që të gjithë duhet t’i kemi në vëmendje. Kurse Ministrja Manastirliu theksoi se, të gjithë mësuesit e mbledhur në këtë Seminar janë përbashkuar me një qëllim madhor, e që është ruajtja dhe fuqizimi i gjuhës shqipe. Por, tha se mësuesit e Diasporës do të kenë mbështetjen e madhe nga dy Ministritë dhe se ky nuk do të jetë projekti i fundit por do të shtrihen edhe më tej, tek freskimi i listave të mësuesve të Diasporës.
Në këtë Seminar po marrin pjesë, të gjithë mësuesit e gjuhës shqipe nga të gjitha trevat shqiptare, të cilët jetojnë dhe veprojnë në shtete të ndryshme të botës, si dhe është një mundësi e shkëlqyer për të shkëmbyer përvojat dhe për të diskutuar praktikat më të mira në mësimdhënien e gjuhës dhe kulturës shqiptare.
Pas diskutimit të ministreve, u mor një fot e përgjithshme dhe u ndanë në punëtoritë në tri grupe me tema të ndryshme: Elmira Rama “Vlerësimi i nxënësve – faktor kyç për mësimdhënie dhe menaxhim efektiv në klasat heterogjene”. Denada Quku Ndërthurja e mësimit të gjuhës shqipe dhe të kulturës shqiptare (histori, gjeografi, kulturë figurative dhe kulturë muzikore) me atë të vendit pritës nxit zhvillimin psiko-social të fëmijës, Teuta Tabaku “Risi në mësimdhënien e gjuhës shqipe përmes teknologjisë në diasporë”, Lefteri Metkaj Planifikimi i orës mësimore, niveli I, “Si mund të punojmë duke praktikuar gjithpërfshirjen enxënësve të të tri grupmoshave?” Albana Tahiri Mësimdhënia dhe të nxënit: “Roli i praktikave didaktike, bazuar në situata të ndryshme” dhe Merita Avdyli “Pe familjare”- Krijojmë kujtime, e Lindita Budini Rëndësia e materialeve autentike dhe projektimi i tyre në mësimdhënien e gjuhës shqipe etj. Kështu që dita e dytë e seminarit u përmbyll me viziten në Biblotkën Kombëtre “Pjetër Bogdani”.