Në Rosenheim të Bavarisë-Gjermani do të mbahet java shqiptare në Bavari

Redaksia

Në Rosenhaim të Bavarisë-Gjermani, me datë 07.07.2024 , Shoqata “Shqiponja” në bashkëpunim me klubin futbollistik F.C. “Iliria” të Rosenheim-it, për nder të 25 vjetorit të çlirimit të Kosovës, mban manifestim Java Shqiptare në Bavari, për të cilën kanë organizuar program kulturo-artistike, me nxënësit e shkollës shqipe në Rosenheim dhe me valle tradicionale nga “Rinia-Rosenheim”.

Në këtë manifestim të pranishëm, përpos bashkëkombësve të ftuar janë edhe dy konsullatat shqiptare në Mynih, ajo e Republikës së Shqipërisë dhe e Republikës së Kosovës, Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve shqiptarë (LAPSh-i) në Bavari dhe shoqatat tjera.

 Manifestimin do të shoqërohet me këngë, valle dhe turnir të futbollit të vogël. Në ekipe futbollistike të futbollit të vogël do të marrin pjesë edhe shumë ekipe të vetorganizuara, ku çdo ekip do të ketë nga  5+1 futbollist.

Për të gjitha ekipet që do të marrin pjesë,  sipas organizatorëve, regjistrimin i tyre do të bëhet më së larti deri më 05.07. 2024, kurse pagesa për çdo ekip është 80 € .

Takimi mbahet  në 07.07. 2024 në ora 11:00, në adreson:
Stemplingerstrße 3,
83022 Rosenheim Luitpoldanlage)

Në këtë manifestim përpos muzikës, recitimit dhe futbollit të vogël, organizatorët për pjesëmarrësit në këtë manifestim do të ketë grill dhe ushqime tradicionale.

Për kontaktim mund të informoheni në këta numra etelefonit: 015112764761 dhe 017641154626