Në Rosenheim- Ejani së bashku ta festojmë 17 Shkurtin – Pavarësinë e Kosovës

Redaksia- uraebashkuar

Shoqata “Shqiponja” e Roseheim-it për nder të “17 shkurtit”- Pavarësisë së Kosovës do të mban një program të pasur kulturo-artistik, me këngë e valle shqipe, më 16 shkurt 2025 në ora 15:00, në adresën:

Restoranti Ocabaşi
Rruga Küpferlingstr.62
83024 Rosenheim

Në këtë program kulturo- artistike edhe nxënësit e shkollës shqipe në Rosenheim do të pasqyrojnë vlerën e lartë që ka gjuhës shqipe dhe përmes fjalës së bukur të saj, që do ta shqiptojnë në skenë, do të jetë një kushtrim për të gjithë shqiptarët që jetojmë në Rosenheim me rrethinë: dërgoni fëmijët ta vijojnë shkollën shqipe, me të vetmin qëllim që ata ta ruajmë gjuhën e bukur amtare te brezat që po vijnë pas nesh.

Programin do ta përcjell edhe TV Kanal 10-shi nga Kosova, që përmes valëve të këtij programi televiziv do të pasqyrohen vlerat që i ruan komuniteti ynë shqiptar, kudo që është, konkretisht në Rosenheim me rrethinë.
Ajo që do ta veçon këtë manifestim dhe do t’i jap ngjyrë bashkimi, të gjithë shqiptarëve kudo që janë, është prania e pasardhësit të familjes së kryeheroit tonë legjendar- Skënderbeu, Loris Castriota Skanderbeg.

Shoqata “Shqiponja” përmes zërit të saj, e cila është shoqatë e përkushtuar për komunitetin shqiptar, si primare ka ruajtjen e vlerave kombëtare, mbi të gjitha është e përkushtuar në ruajtjen e gjuhës amtare te fëmijët tanë. Si dhe i fton bashkëkombësit që të jenë të pranishëm në këtë manifestim, i cili na rikujton pavarësinë, ndjenjën për ruajtjen dhe respektimin e gjakut të dëshmorëve, të cilët na e sollën lirinë dhe të ruajtjes së gjuhës amtare, sepse duke e ruajtur gjuhën e ruajmë identitetin, atdheun, Shqipërinë Etnike!

Ejani së bashku ta festojmë 17 Shkurtin – Pavarësinë!