Në Rosenheim- mbrëmje festuese për nder të 28 nëntorit “Ditës së Flamurit”

Redaksia

Shoqata “Shqiponja” në Rosenheim, për nderë të festës kombëtare, të 28 nëntorit “Dita e Flamurit”, fton të gjithë bashkëkombësit të cilët jetojnë në Rosenheim me rrethinë dhe më tutje të jenë të pranishëm në këtë manifestim, të organizuar nga kjo shoqatë.

Të pranishëm me programin kulturor, me recitime e këngë do të jenë edhe nxënësit e shkollës shqipe në Rosenheim.

Manifestimi mbahet më 25 nëntor 2023 në Rosenheim të Bavarisë-Gjermani në ora 18:00, në adresën:
Rathusstr. 24
(Lokschuppen Rosenheim)
83022 Rosenheim

Manifestimin do ta shoqëron mbrëmja muzikore me këngë e valle të kënduar nga këngtari Bahri Kamerolli, të përcjellur nga sintisti Dritoni.