Në Nyrnberg- landin e Bavarisë ishte për vizinë deputetja Pacolli, Ministrja Nagavci dhe Konsullit i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës Afrim Nura me kryesinë e LAPSh-it

Sot, më 25 nëntor 2023 në  Nyrnberg, në pjesën e Frankonise të Landit te Bavarisë ishte për vizitë, me përfaqësuesit e LAPSh-it në Bavari,Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të Republikës së Kosovës znj. Arbërie Nagavci së bashku me deputeten e Republikës së Kosovës znj. Fitore Pacolli dhe Konsullin e Përgjithshëm të Republikës së Kosovës në Mynih z. Afrim Nura, të cilët u takuan me kryetarin e LAPSh-it Milazim Ukaj, nënkryetari Armend Ismajli, menaxherin e financave Xhymshit Tafa dhe me koordinatorin e mësimit plotësues të gjuhës shqipe për Nyrnberg dhe regjionin e frankonise z. Selim Hoti. Të cilët u njoftuan rreth organizimit të mësimit plotësues dhe për sfidat që po e përcjellin shkollën shqipe në landin e Bavari nga kryetari Ukaj. Po ashtu Ukaj kërkoi konkretisht një bashkëpunim të ndërsjellët mes Institucioneve të Republikës së Kosovës dhe LAPSh-it.

 E nga LAPSh-i kërkuan që qeveria e Kosovës t’i përkrahë dhe ta gjejë një modele se si të funksionojmë dhe të jetësojmë mësimin plotësues tha Ismajli. Më tej Ismajli kërkoj si ide të një  pilotprojekti për avancimin që mësimi plotësues të jetë si formë  e lëndës zgjedhore në kuadrin e sistemit arsimor në Republikën e Bavarisë.

Menaxheri Tafa foli rreth sfidave financiare, me te cilat po përballet LAPSh-i dhe kërkoi nga Ministrja Nagavci që ta kenë përkrahjen dhe mbështetjen  institucionale.  Kurse koordinatori Hoti pasi i përshëndeti të pranishmit dhe ua uroj 28 Nëntorin “Ditën e Flamurit” i  njoftojë rreth organizimit të mësimit plotësues për pjesën e Frankonise dhe përshëndeti firmën “TAFA” që bënë të mundurën organizimin e këtij takimi.

Ministrja Nagavci pasi u informua me sfidat e LAPSh-it u zotua se do ta kenë përkrahjen e Ministrisë së Arsimit të Republikës së Kosovës dhe së shpejti do ta gjejmë një përfaqësues i cili do te merret me çështjen e arsimit në diaspore.

Deputetja e Parlamentit të Republikës se Kosovës znj. Pacolli ndër të tjera u shpreh se në të ardhmen do të rritet bashkëpunimi dhe të investohet në hapjen e vende te reja pune në Kosovë. Kurse Konsulli i Përgjithshëm shprehi vendosmërinë e tij rreth përkrahjes së mësimit plotësues të gjuhës shqipe ne Bavari, si dhe do të jemi në shërbim të qytetaret të Republikës së Kosovës, për ata që jetojnë në landin e Bavarisë e më gjerë tha Nura.

Në përmbyllje të takimit Ministrja Nagavci iu përgjigj pyetjeve të bashkatdhetarëve rreth preokupimit dhe sfidave që po përballet shkolla shqipe në landin e Bavarisë, kurse koordinatori Hoti e përmbylli takimin duke i falënderuar të pranishmit: Ministren Nagavci, deputeten Pacollin dhe Konsullin e Përgjithshëm Nuren dhe kërkoi që takime të tilla të këtij niveli të kemi sa  më shpesh.

Për të pranishmit, vëllezërit Xhymshit dhe Faruk Tafa, pronar të firmës “TAFA”, shtruan drekë pune.