Në Starnberg përfundoj vitit shkollor 2021/22

Nga Enela Shehu Markaj

Më 1 Tetor 2021 u hap klasa e mësimit të gjuhës shqipe në Starnberg. Ndërsa sot në Mbyllje të këtij viti shkollor reflektoj mbi një vit plot pune, lodhje, aktivitete, gëzime e mirënjohje.

Njohja e kulturës dhe traditave përcillet kryesisht nëpërmjet jetës në familje. Pjesëmarrja në orën e mësimit të gjuhës dhe kulturës shqipe zhvillon kompetencat dhe aftësitë e nxënësve për të shkruar, lexuar dhe shprehur ndjenjat dhe mendimet e tyre në këtë gjuhë, forcon gjithashtu lidhjet në komunitetin shqipfolës dhe sigurisht me vendet tona amë.

Përveç materialeve mësimor zhvillimi i kompetencës së leximit u përforcua dhe me leximin e librit të autorit të njohur për fëmije Gaqo Bushakës “Amaneti i dhelprës” si dhe vizita në Bibliotekën e qytezës tonë.

Projekti pilot “Miqësia postare” me shkollën “children of the eagle” në NY tregoi që kurioziteti i nxënësve për të njohur bashkëmoshatarët e tyre që jetojnë në Amerikë e mënjanoi hezitimin dhe ju dha nxënësve kurajo të shkëmbejnë letra me njëri-tjetrin, duke zhvilluar kështu kompetencën e të shkruarit.

Një ndikim positiv, për sa i përket komunikimit dhe zhvillimit të kompetencës sociale bazuar mbi kulturën tonë, patën dhe eskursionet e ndryshme të organizuara me klasën dhe me të gjitha klasat e gjuhës shqipe nga LAPSh në Bavari.

Projekte kulturore dhe argëtuese do të organizojmë dhe vitin e ardhëshëm shkollor.

Të dashur nxënës, pushime të bukura verore!