redaksia
Sot, më 23.11.2023, në Tiranë u mbajtë samiti i tretë i Diasporës, i cili ka mbledhur në Pallatin e Kongreseve, përfaqësues të institucionet shtetërore të Republikës së Shqipërisë dhe të Kosovës, përfaqësues politik nga Maqedonia e Veriut, të Malit të Zi dhe të luginës së Presheves dhe figura të njohura të komunitetit arbëresh, studiues, historianë, po ashtu dhe bashkatdhetarët e ardhur nga diaspora shqiptare.
Ndërsa në Samitin e Diasporës në Ditën Arbëreshe, që u mbajt dje më 22 nëntorë, në Pallatin e Kongreseve kryeministri Edi Rama thotë se kjo është një ditë e veçantë që mbledh në një Shqipërinë me shqiptarët.
“Të nderuar miq dhe të ftuar, të dashur vëllezër dhe motra nga Arbëria. Mirë se na erdhët! Është një privilegj përveçse një kënaqësi e posaçme, që tu drejtohesh stërnipërve dhe stërmbesave të Skënderbeut.
Dita Arbëreshe u zhvillua paradite me disa sesione shkencore, ku studiues të njohur të Shqipërisë dhe të komunitetit arbëresh shpalosën kërkimet e tyre mbi traditat, kulturën, artet dhe gjuhën arbëreshe sot dhe në histori.
Në hollin e veprimtarive u çel një ekspozitë e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë me botimet e hershme arbëreshe si dhe publikime të fundit në fjalorë dhe studime nga Qendra e Studimeve Arbëreshe.
Takimin e sotëm, më 23 nëntor, Edi Rama e ka cilësuar “një faqe të re” për gjithë shqiptarët ku çdo që janë, sepse “Ky takim dyditor është një mundësi që të komunikojmë bashkë për të shkruar një tjetër faqe të re për shqiptarët. Samiti është një udhëkryq ku bashkohen të gjithë, pavarësisht bindjeve apo përkatësive politike, përtej të gjitha përkatësive krahinore dhe vendndodhjes së secilit, si shqiptarë që kanë diçka për të thënë, për të dhënë për mënyrën se si do u qasemi sfidave të botës ku jetojmë”, tha Rama.
Rama foli edhe për 22 nëntor, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, ditë që është festë kombëtare në Maqedoninë e Veriut, por kërkoi të njihet si e tillë edhe në Shqipëri, si dhe sugjeroi ta bëjë edhe Kosova, që 22 nëntor, Dita e Alfabetiti të jetë festë Zyrtare. Po ashtu presidenti i Shqipërisë. Rama ndër të tjera me humorin e tij tha:, “Jam dakord me presidentin. Unë mendoj që dita e gjuhës të jetë një ditë feste kombëtare edhe në Shqipëri. Madje unë ftoj edhe presidenten e Kosovës që t’ia propozojë edhe kryeministrit. Unë e dëgjoj presidentin për vete”, Ndër të tjera Bajram Begaj shtoi: “Qytetarët shqiptarë jashtë vendit duhet të kenë të drejtën për të votuar, sipas një modeli që shumë vende të tjera e aplikojnë me sukses. Kjo do të kthejë diasporën në aktore të drejtpërdrejtë, duhet të këtë përfaqësim politik që do i japë zë shqiptarëve jashtë vendit. Ne u jemi borxhlinj për kontributin e madh që ju jepni”.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në fjalimin e saj theksoi se “Përderisa jemi mbledhur sot të gjithë këtu, mos të harrojmë se vëllezërit tonë në Medvegjë, Preshevë dhe Bujanovc ende po përballen me diskriminim etnik dhe përballen me spastrim etnik nëpërmjet mjeteve administrative. Sot iu them nga këtu: ju nuk jeni vetëm. Ne jemi me ju për mbrojtjen e të drejtave tuaja. Roli historik i mërgatës shqiptare është i jashtëzakonshëm. Përgjatë kohës sfiduese ata ishin përkrahës të vendosur të aspiratave tona kombëtare. Është shtylla për lëvizjen kombëtare për liri dhe pavarësi të shqiptarëve. Kanë qenë burim force për ne. Në vitet e ’90-ta, mërgata jonë ishte zëri ynë në të gjitha qendrat e vendimmarrjes”
Në Këtë Samit foli edhe Ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, i cili kërkoi që shqiptarët në rajon të jenë të unifikuar, Po ashtu Foli edhe Ali Ahmedi kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), në Maqedoninë e Veriut, i cili i ka shprehur mbështetje kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në edicionin e tretë i Samitit të Diasporës që po mbahet në Tiranë. I cili ndër të tjera tha: “…Sot Kosova është shtet i pavarur, shqiptarët në RMV janë shtetformues me të gjitha vlerat që i takojnë një kombi, me flamur, gjuhë, universitete. Shqiptarët në Mal të Zi, mbase nuk e kishim ëndërruar që do të ketë një kryeministër shqiptar, Dritan Abazoviç. Ndaj e pazëvendësueshme ka qenë mërgata shqiptare, historikisht. … Të organizohemi shumë më fort sesa jemi të organizuar. Dhe këtë mundësi mërgata e ka. Të gjithë të.”
Shqiprim Arifi foli drejtpërdrejtë për problematikën në Preshevë, ku tha se ka një front të padukshëm me Serbinë e cila “po i mbyt qytetarët shqiptarë përmes një procesi të ngadaltë të spastrimit etnik burokratik”. Ai theksoi se politika dhe Diaspora duhet të jenë të unifikuar sa i përket Luginës së Preshevës në veçanti, por jo vetëm.
“Sa i përket Preshevës që është halli im dhe duhet halli i gjithsecilit që gjendet dhe nuk gjendet këtu. Presheva kalon një situatë të pabesueshme, një situatë në të cilën çdo qytetar në mënyrë të përditshme , siç e ceku Presidentja Osmani mbytet ngadalë-ngadalë nëpërmjet një procesi të spastrimit etnik burokratik. Nuk e kemi një front të hapur me Serbinë, ne kemi një front të padukshëm që në një mënyrë të përditshme nga Serbia përdoret për t’u pasivizuar, diskriminuar, nënçmuar dhe për të hedhur mesazhin që shqiptarët në Luginën e Preshevës janë qytetarë të klasës së dytë, së tretë dhe së katërt.