Nga Zhilivoda Keta
Një burrë hapi një kopsht zoologjik dhe vendosi një çmim hyrje prej 200 eurosh, por askush nuk u fut aty. Pastaj e uli çmimin në 100 euro, por përsëri asnjë nuk u fut. U detyrua ta ulë në 10 euro, por për çudi as me këtë çmim nuk u fut njeri. Më në fund shpalli njoftimin se hyrja në kopshtin e tij zoologjik ishte falas.
Këtë herë njerëzit u dyndën të futen brenda. Pastaj menjëherë ai e mbylli portën e kopshtit dhe hapi kafazet e luanëve. Njerëzit të tmerruar u dyndën drejt daljes. Aty vuri taksë për dalje 500 euro dhe të gjithë e paguan pa asnjë kundërshtim.
Mësimi: Përgjatë jetës suaj, bëni kujdes me ofertat e lira. Asgjë në këtë botë nuk është falas.