Shkruan: Mustafë Krasnniqi

Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë (LAPSh) në Bavari, sipas një njoftimi zyrtar, informon bashkëkombësit se mësimi plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2025–2026 do të fillojë më 22 shtator 2025, në 35 shkolla ekzistuese të gjuhës shqipe në Bavari.
Prindërit që dëshirojnë fëmijët e tyre të bëhen pjesë e mësimit plotësues në gjuhën shqipe, ju informojmë se keni mundësi t’i regjistroni në shkollat më të afërta të vendbanimit tuaj. Për t’u vu në kontakt me shkollat ju afrojmë linkuin: https:lista e shkollave
Në faqen tonë zyrtare të LAPSh-it shkolla-shqipe.de do të gjeni formularin e regjistrimit dhe pasi ta plotësoni na e dërgoni në adresën elektronike: info@lapsh-bavari.de.
Shkollën shqipe në Bavari dhe sfidat e saj fillojnë që nga angazhimi i rritjes së numrit të nxënësve, hapjen e klasave të reja, pranimin adekuat të mësimdhënësve, e deri te sigurimi i ditarit dhe i librave. Procesi mësimor zhvillohet sipas programin korrikular, përfshirë lëndët mësimore: Gjuhë Shqipe, Gjeografi, Histori, Muzikë dhe, Art.
Mësimi realizohet përmes metodave interaktive dhe aktiviteteve praktike, të cilat zhvillohen brenda orës mësimore, gjithmonë në shërbim të nxënësit. Qëllimi është motivimi i tyre jo vetëm për ta dashur dhe mësuar gjuhës shqipe, por edhe ta përdorin e ta kultivojnë.
Ndërgjegjësimi ynë si komunitet na bën më të përgjegjshëm në ruajtjen e gjuhës amtare, e cila është dhe një detyrim moral e kombëtar. Duke i dërguar fëmijët në shkollën shqipe, kontribuojmë në ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe identitetin tonë kombëtar.
LAPSh-i ju mirëpret me kënaqësi!
Për regjistrim dhe informacione tjera, mund të na kontaktoni:
Tel. +49 173 9628571 apo në E-Mail: info@lapsh-bavari.de