Nuk ekziston ndonjë kërcënim real nga Serbia thotë Ish-komandanti i KFOR-it Erhard Buhler

Nga Uraebashkuar

Erhard Buhler Ish-komandantit i Forcës së NATO-s në Kosovë (KFOR) për Radio Televizionin e Kosovës (RTK) foli mbi situatën në Kosovë, i cili ndër të tjera tha se kërcënimet e fundit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, për Kosovën janë vetëm për të nxitur situatën. Realisht retorika e tij nuk zbatohet në praktikë, nga fakti se në Kosovë veprojnë trupat paqeruajtëse,  rreth  gjashtë mijë ushtarë të NATO-s, që kanë mandat nga Këshilli i Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB). Dhe, për këtë Kosova është në një situatë të rehatshme në aspektin strategjik, gjë që nuk ekziston ndonjë kërcënim real, prandaj qytetarët nuk kanë arsye të frikësohen, thotë Buhler. “Por, ajo që është shqetësuese është lufta hibride e Rusisë, e cila po ndërmerr një fushatë të luftës informative kundër Perëndimit dhe po përpiqet që të destabilizojë shoqëritë tona me anë të  deziformatave, me atë që quhet luftë hibride dhe po përpiqet që të ndikojë edhe te Serbia që të bashkëngjitet në këtë luftë hibride”, Erhard Buhler.

Gjithashtu Buhler foli edhe për sulmin e Banjskës, i cili e cilësoi sulmin si një sulm terrorist dhe theksoi se nga trajnimet që ky grup kryente në Serbi, janë edhe këto që u morën në sulmin e Banjskës. Më tej shtoj se “…policia e Kosovës janë aq mirë e trajnuar që të mund të ballafaqohet edhe me sulme të tilla të mëdha terroriste apo kriminale. Por nëse e shohim atë pamjen e gjerë sa i përket kërcënimit nga Serbia, unë po flisja për situatën e rehatshme strategjike ku Kosova gjendet aktualisht. Kosova ka forcën e NATO-s,  e cila mund të mos jenë të mjaftueshëm për të mbrojtur Kosovën në rast të një sulmi më të gjerë, por kur flas për situatën e rehatshme strategjike, nënkuptoj që më së pari ekziston Rezoluta e Këshillit të Sigurimit dhe kjo i jep KFOR-it mandat të qartë për të ofruar ambient të sigurt në Kosovë”, tha Buhler