ORË MËSIMORE NË KOPSHTIN ZOOLOGJIK, ATY KU MËSIMI KTHEHET NË ZBAVITJE

Sektori për informim i LAPSH-it

Më datën 23 Tetor 2022, nxënësit e mësimit plotësues të gjuhës shqipe të Rosenhem-it vizituan kopshtin zoologjik në Mynih, nën organizimin e mësueses Valbona Roqi.

Kjo orë mësimore, në kopshtin zoologjik, ishte jo vetëm e një vlerë e veçantë pedagogjike, por ndikoi dukshëm në punën e nxënësve në grupe, duke zhvilluar te nxënësit përjetimin multisensorik të shprehur në fjali.

Nxënësit u zbavitën shumë, por njëkohësisht mësuan emrat e kafshëve dhe morën shumë informacione për to në gjuhën shqipe.

Entuziazmi i fëmijëve ishte i dukshëm jo vetëm në fytyrat e tyre të lumtura, por edhe në dëshirën e madhe për t’u rikthyer sërish aty.

Ky ekskursion mësimore e mbresëlënës u mundësua nga Z. Adem Veseli, i cili mori përsipër të gjitha shpenzimet e tij. Z. Veselin e falënderojmë përzemërsisht për mbështetjen e tij në misionin mbarëkombëtarë të ruajtjes të gjuhës shqipe ne Diasporë.

www.shkolla-shqipe.de

info@lapsh-bavari.de