Pas miratimit të kërkesës së SPAK nga Gjykata e Posaçme për “arrest shtëpie”, Oficeret e Policisë Gjyqësorë kanë shkuar në banesën e ish-kryeministrit Sali Berisha, për t’i dorëzuar vendimin. Ishte gjyqtarja Irena Gjoka, e cila vendosi të pranojë kërkesën e dy prokurorërve të çështjes, Arben Kraja dhe Enkelejda Millonai. Nga sot Sali Berisha, do të qëndrojë në arrest shtëpie me mbikëqyrje policore dhe nuk do t’i lejohet asnjë komunikim me persona të tjerë veç familjarëve në banesë. Ish-kryeminstri Sali Berisha është nën hetim në çështjen mbi procedurat e privatizimit të ish kompleksit Sportiv Partizani, i cili dyshohet dhe po hulumtohet nga SPAK-u për korrupsion pasiv. Dihet se Sali Berisha kishte favorizuar dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, njëri nga pronarët e atij trualli, ku më pas u ndërtuan një grup pre 17 pallatesh (Nga Radiokosovaelire).