Libi i autorit Emin Z. Emini me titull “Pema me kokrra kripe” , këto ditë doli nga shtypi, me shtëpi botuese “Armagedoni” në Prishtinë. Po ashtu libri i Eminit së shpejti do të jetë në duart e lexuesve dhe në Panairin e Librit në Prishtinë, që do të fillojë më 06 qershor të këtij viti, 2023.
Shënim për këtë vepër poetike të Emin Z. Eminit:
ta shohësh hollë e hollë, lirikat e vëllimit poetik “Pema me kokrra kripe” të Emin Z. Eminit s’janë veçse strumbullari tematik, estetik e semantik i Atdheut. Rrotull-rrotull titulli na e sjell në kujtesë “Lulen e kripës” të Jakov Xoxës, “Atdheu është dhimbje” të Fatos Arapit e të Bardhyl Londos. E pra, Atdheu i Eminit, larg folk-patriotizmit, është dhembje e dhimbje, është vuajtje e lëngatë, është dashuri e psalm përjetësie, është prush e akull; është edhe eros e tanatos; është edhe gjithëprani e pavdirur.
Në strukturën e lirikës së Eminit lëshon shtat liria, një përmasë tjetër gjëllimi kjo, bijë e luftës së përhershme dhe, brendapërbrenda saj, drama me shumë plane, pamje dhe akte. Madje edhe fjalësi i ndërtimit të muranës sintaksore i vjen që andej nga dramaturgjia …(A.Gashi)