Përmes platformës zoom KKAD-ja mbajti takimin e radhës

E përgatiti
Sektori për informim i KKAD-ës

Më 30.08.2024, përmes platformës Zoom; Këshilli Koordinues i Arsimtarëve në Diasporë (KKAD), mbajti takimin e radhës, ku të pranishëm ishin anëtarët: Mira Shehu, Miradije Berisha, Anila Kadija, Mustafë Krasniqi, Teuta Tabaku, Dritan Mashi, dhe Aurela Konduri.

Takimin e hapi nënkryetarja e KKAD-së Mira Shehu, e cila në fjalën e saj hyrëse përshëndeti anëtarët e KKAD-së dhe paraqiti rend të ditës:

  1. Festimi i 4 vjetorit të themelimit të KKAD-së
  2. Njoftimi rreth Seminari i XVII Mbarëkombëtar me Mësuesit e Gjuhës Shqipe dhe të Kulturës Shqiptare në Diasporë
  3. Rreth fillimit të vitit shkollor
  4. Të ndryshme

Mbi këto pika u mbajtën punimet e mbledhjes, për të cilat u diskutua dhe u analizuan nga anëtarët e këshillit, duke dhënë ide sugjerime mbi punën e mëtutjeshme të veprimtarisë së KKAD-së. Konkretisht për manifestimin e përvjetorit të KKAD-së Krasniqi dha një kornizë pune ideore për realizimin e manifestimit të 4 vjetorit të themelimit të KKAD-së, ndërsa Teuta Tabaku foli për seminari i XVII Mbarëkombëtar me Mësuesit e Gjuhës Shqipe dhe të Kulturës Shqiptare në Diasporë. Për fillimin e vitit shkollor u dhanë informacione se si po zhvillohen aktivitetet dhe përgatitjet, u bë e ditur se QBD-ja ka bërë shpërndarjen e librave në kohë, në ato shtete ku funksionojnë shkollat shqipe dhe që është bërë kërkesë nga shkollat.

Në vijim të takimit folën: Aurela Konduri, Miradije Berisha, Dritan Mashi dhe Anila Kadija, të cilët vlerësuan projektin e prezantuar nga Krasniqi. Për projektin në fjalë dhanë të gjithë idetë e tyre për formën e përgatitjes dhe u caktuan data e mbajtjes, ku dhe u tha se në ditët në vijim do të publikohet njoftimi për mbajtjen e 4 vjetorit të themelimit të KKAD-së.

Në fund të takimit u ra dakord që organizimi dhe përgatitja evenimentit të fillojë nga java e ardhshme, për të hartuar apo koordinuar projektin në fjalë, duke dërguar ftesat dhe informimin në kohë te të ftuarit dhe institucionet tona.