Po mbajnë qëndrime joparimore në përdorimin e dinarit, Amerika dhe shtetet që kanë njohur Kosovën

Nga Milazim Krasniqi

Milazim Krasniqi

Milazim Krasniqi është paksa kritik ndaj shteteve të cilat kanë një qëndrime jo parimore, duke i kërkuar Kosovës që të bëjnë veprime që nuk janë standarde për shtet e tjera, duke komentuar zhvillimet e fundit, sa i përket rregullores së re të Bankës Qendrore të Kosovë rreth dinarit. Ai theksoi se kryeministri Albin Kurti është në një situatë të vështirë pasi nuk po i lejohet që të sillet si në një shtet sovran, duke shtuar se në as një shteti në botë nuk mund t‘i kërkohet që të mbaj 20 vjet një valutë të një shteti tjetër, por që e njëjta po i kërkohet Kosovës. 

“Çështja shumë më e ngatërruar, më komplekse se sa kriza e tashme. Kjo është për arsye se vetë shpallja e Pavarësisë së Kosovës nuk është shoqëruar me pranimi e saj në OKB dhe si rrjedhojë shumë nga qëndrimet kanë mbetur të dyzuara. Edhe Shtet e Bashkuara edhe shtet e tjera e kanë njohur Kosovën, por në të njëjtën kohë i kërkojnë Kosovës që të bëjnë veprime që nuk janë standarde për shtet e pavarura dhe sovrane. Kështu vjen deri tekë riciklimi i krizave. Kriza në raportet e tilla ka pasur edhe më herët. Ka situatë të krizave që riciklohen për shkak se nuk ka qartësi lidhur me statusin e Kosovës, madje edhe shtet që e njohin Kosovën në të vërtetë nuk sillen sikur ndaj një shteti sovranë, por i bëjnë kërkesa që nuk janë në pajtim me standarde e shteteve sovrane. Çështja e dinarit, as një shteti në botë nuk mund ti kërkohet që të mbaj 20 vjet një valutë të një shteti tjetër, ndërsa Kosovës i kërkohet”, 

Mëtej Krasniqi tha se kjo krizë i ka ashpërsuar marrëdhëniet me ndërkombëtaret, ku edhe  mund të prodhoj edhe jo stabilitet në vend, e sipas tij kjo situatë nuk është vetëm për fajin e qeverisë por edhe qëndrimeve jo parimore të ndërkombëtareve. 

“Këtu dalim te problemi i pjesës së fajit të qeverisë Kurti. Duke e ditur këtë situatë të keqe dhe të trajtimi jo të barabartë të Kosovës në raport me Serbin në dialog, Kurti do të duhej të ishte më i matur më transparent, më bashkëpunues me SHBA dhe BE-në. Por e vërteta është se edhe ai është në pozitë shumë të vështirë, është në pozitë të vështirë për shkak se nëse tenton të sillesh si një shtet sovran, ata nuk të lënë të sillesh si shtet sovranë. Jam i bindur që kjo krizë, i ka ashpërsuar marrëdhëniet edhe më shumë dhe kjo mund të prodhoj edhe jo stabilitet në Kosovë, sepse presioni enorm i Amerikës ndaj qeverisë së Kosovës mund ta trimëroj Serbinë që të rritë projektet destabilizuese në drejtim të Kosovës. Pra është një situatë që nuk është parimore, është një situatë konfuze, kundërthënës dhe kjo vjen si pasoj jo vetëm e politikave të qeverisë Kurti, por edhe qëndrimeve jo parimore të sponsorëve të Pavarësisë së Kosovës”, ndër të tjera theksoi se qeveri në Kosova do të duhet të sillet me maturi duke e ditur që nuk ka fuqi të vetën për të imponuar vendimet që merr dhe për këtë ka thënë është mirë që “Çdo qeveri e Kosovës duhet të sillet me maturi për shkak se nuk ka fuqi të vetën të mjaftueshëm për të imponuar vendimet që merr. Unë jam i bindur që nuk bahet kiameti edhe nëse shtyhet ky vendim për dy tre muaj dhe nëse gjenden forma më të buta të zbatimit, sepse nëse është toleruar 20 vjet mund të tolerohet edhe tre muaj për shkak se ky insistimi i fundit i SHBA-ve është pothuajse arrogantë”