
Në 35-vjetorin e vdekjes së Bajram Krasniqit, Instituti Albanologjik Dega e Letërsisë promovon monografinë e Dr. Hysen Matoshit “Veprimtaria shkencore e Bajram Krasniqit”, e cila në brendësinë e saj ka një studim të gjerë për jetën dhe veprën e intelektualit të shquar të Bajram Krasniqit, njërit ndër figurat e rëndësishme të kritikës dhe studimeve letrare shqiptare.
Për veprën dhe personalitetin e Bajram Krasniqit ka shkruar edhe studiuesi i shquar nga Tirana, Jorgo Bulo: “Vdekja e Bajramit është një humbje për shkencën tonë letrare dhe për kulturën e kombit tonë, së cilës i kushtoi talentin e tij të rrallë, pasionin dhe frymëzimin e shkencëtarit që e pat lidhur me jetën e vetë, me fatin e popullit dhe kulturës së tij.”
PROGRAMI:
Fjalë e hapjes:
Gezim Alia
HYsen Matoshi:
Vepra shkencore e Bajram Krasniqit
Florim Zajda:
Të dhëna dhe studime të letërsisë, Hysen Matoshi dhe Bajram Krasniqi
Milazim Krasniqi:
Si u shqua dr. Bajram Krasniqi nga studiues e bashkëkohës, me një intelektual të angazhuar
Behar Gjoka:
Mendimi kritik i Bajram Krasniqit
Jani Guxholli:
Monografi për autorin e sintetizave të mëdha
Adil Olluri:
Bajram Krasniqi në optikën e Hysen Matoshit
11 nëntor 2025
Ora: 11:00
Salla e Abonenteve të Institutit Albanologjik
Tryezë shkencore