Qendra e Botimeve për Diasporën filloi shpërndarjen e teksteve“Gjuha shqipe dhe kultura shqipe”, Niveli I dhe II, falas për vitin shkollor 2024-2025

Qendra e Botimeve për Diasporën në bashkëpunim me Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme vijon dërgimin e teksteve mësimore për mësimin e gjuhës shqipe dhe të kulturës shqiptare në Diasporë, sipas kërkesave të ardhura nga përfaqësitë tona jashtë vendit.Qendra e Botimeve për Diasporën në bashkëpunim me Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme nis sot dërgimin e teksteve mësimore për mësimin e gjuhës shqipe dhe të kulturës shqiptare në Diasporë, sipas kërkesave të ardhura nga përfaqësitë tona jashtë vendit.

Tekste “Gjuha shqipe dhe kultura shqipe”, Niveli I dhe II, falas për vitin shkollor 2024-2025 u nisën për në të Gjermani 1000 copë. për në Berlin 600 tekste, kurse për në Mynih 400 tekste. Tekstet, 935 sosh u nisën për në Greqi, 710 tekste për në Athinë dhe për në Selanik 225 tekste.

Për herë të parë, mësuesit dhe nxënësit e gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në diasporë do të kenë edhe Nivelin II të tekstit didaktik “Gjuha shqipe dhe kultura shqipe”.

Teksti “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare”, niveli I dhe II fizik dhe digjital, është hartuar në përputhje me Kurrikulën e Mësimit Plotësues të Gjuhës Shqipe dhe të Kulturës shqiptare në diasporë e në mërgatë, miratuar nga MAS, Shqipëri, dhe MASHTI, Kosovë.

Përveç teksteve të dërguara, QBD-ja ofron online edhe tekste të tjera plotësuese për mësimin e gjuhës shqipe, të cilat janë të shfletueshme dhe të shkarkueshme falas online në faqen zyrtare të saj: www.qbd.gov.a

(Marr nga QBD)