Rama dhe Kurti pjesëmarrës në Forumin Strategjik në Bled të Sllovenisë

Nga Uraebashkuar

Sot, në qytetin Bled të Sllovenisë kryeministri i Republikës së Shqipërisë,  Edi Rama dhe ai i Republikës së Kosovës, Albin Kurti po marrin pjesë në Forumin Strategjik të Bledit 2023; Takim i cili po i zhvillon punimet, me fokusin e solidaritetit, në këto dy ditë, sot edhe nesër.

Kryeministri Rama dhe Kurti, para se të niste forumi i Bledit janë takuar dhe ulur pranë njëri -tjetrit në këtë forum ekonomik. Pjesëmarrës në këtë forum janë 8 kryeministra mes tyre tre kryeministra shqiptar: Rama, Kurti dhe Abazoviç. Po ashtu edhe tre presidentë, presidentja e Këshillit të Europës, dhe 14 ministra të punëve të jashtë e të ftuar të nivelit të lartë. 

Forumi zhvillohet punimet e veta në një platformë gjithëpërfshirëse me një pjesëmarrje të larmishme personalitetesh nga fusha e politikës, diplomacisë, ekonomisë, sektorit privat e publik dhe akademikë.

 Qëllimi i Forumit ka si objektivë për të gjetur zgjidhje novatore për sfidat rajonale dhe globale. Konferenca e këtij viti do të mbahet nën titullin “Solidariteti për Sigurinë Globale” dhe do të jetë forumi më gjithëpërfshirës dhe përfaqësues global deri më tani.

Kurti, pas takimit që pati në Athinë me liderët e vendeve të BE-së, ku nuk ishte ftuar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sot së bashku me Ramën po marrin pjesë në Forumin Strategjik të Bledit 2023. Kurti pritet të jetë pjesë e një paneli të diskutimit së bashku me liderë të rajonit, si dhe do të zhvillojë disa takime. Bëhet e ditur se mbrëmë ai ka marrë pjesë në darkën e punës me  kryeministrin e Sllovenisë, Robert Golob dhe ka marrë  porosi inkurajuese nga homologu i tij slloven, Robert Golob, mbi zgjerimin e Bashkimit Evropian dhe mundësitë.