Rosenheim – Promovohen dy librat e autorit Mustafë Krasniqit

FTESË

PROMOVIM DHE ORË LETRARE

Shoqata BKSA “Shqiponja në Rosenheim së bashku me Klubi Letrar “Martin Camaj” në Munih promovon dy librat e autorit Mustafë Krasniqi:

“Atdhetari i shtigjeve të lirisë” – Xhavit Hazir
“Rrënjët nuk Thahen”.

Gjatë aktivitetit do të organizohet edhe një orë letrare me poetë dhe krijues të fjalës artistike, të shoqëruar me recitime nga të rinjtë e shoqatës “Shqiponja” dhe nxënësit e shkollës shqipe në Rosenheim.
Të ftuar janë të gjithë bashkëkombësit dhe dashamirët e fjalës artistike!
Takimi mbahet më 06 prill 2025 në ora 14:00, në adresën:

Rathausstraße 24,
83022 Rosenheim (Lokschuppen)

Për të pranishmit do të kemi një koktej dhe ushqime tradicionale!
Këshilli Organizativ ju mirëpret me kënaqësi dhe shpreson që prania juaj nuk do të na mungojë!

Me respekt
Këshilli Organizativ