RRAPËLLIMA

Ist möglicherweise ein Bild von Emin Z. Emini
Emin Z. Emini

Nga Emin Z. Emini


“ka sall një çast kur rrapëllon diçka”
*
ndodh e të rrapëllon diçka në gjoks
thellë diku thëllë në brendi
pa mundur t’ia përcaktosh atdheun
as e di dot
në është kumt që vjen prej pulëbardheje
në vjen e të shkelë me çizme të lustruara
pastaj varka e gjoksit me ditët e stinëve ngarkuar
rrëshqet mbi valët e lumit
qetas e rreptë
ditëdielltat a ditëfurtunat derdhen
abortojnë
kripë shkrihen
në detin e hapur
dhe kur ke harruar
një varkë gjoksi velëshqyer ankorohet në kep
me rrapëllimë
atëherë me sy rezonance
pa guxuar ta prekësh me mollëzat e gishtërinjve
nis e ia numëron një nga një të gjitha brinjët
dhembjet lindjet dashuritë
pahetueshëm e tërë qenia të kthehet në vesh
tek e dëgjon rrapëllimën me trajtë shpirti
vetëm të dashuruarit e dinë për çka po flas