RRUGËTIMIN I GJUHËS SHQIPE NË DIASPORË PËR BREZAT E ARDHSHËM

Punimi seminarik nga Mustafë Krasniqi

Në këtë punim do t’i trajtoj vështirësitë, veprimet e përkushtimin për rëndësinë e gjuhës shqipe, duke u nisur nga fakti se krijimi i rrethanave të përshtatshme për ruajtjen e saj është një ndër veprimtaritë më të mira që do një vëmendje të veçantë. Gjithashtu thelbësore është bashkëpunimi mes mësuesit, prindit dhe institucionit, për motivimin e fëmijës për të mësuar gjuhën amtare. Përveç pjesës motivuese duhet të jetë edhe ajo profesionale që është një pikë e ndjeshme, siç është përballja e brezave me rrezikun për të mos harruar gjuhën amtare. Kjo përballje na çon drejt pyetjes: a jemi të kujdesshëm sa duhet për ruajtjen e gjuhës nga fëmijët e lindur dhe të rritur jashtë atdheut?
Realiteti na tregon se mungesa e kujdesit për ruajtjen e gjuhës është tepër e madhe dhe vihet re se fëmijët e brezit të dytë të mërgatës paraqesin një gjendje aspak të mirë për gjuhën dhe kulturën shqiptare, meqë kanë vështirësi në kuptimin e fjalëve, në lexim, në shkrim dhe në të folurit shqip. Për ne ky shqetësim duhet të jetë obligim moral e kombëtar për të gjithë mërgimtarët shqiptarë në veçanti duke futur në radhë të parë prindërit e këtyre fëmijëve.
Në këto rrethana rol të rëndësishëm ka edhe mësuesi, i cili duhet të krijojë besueshmërinë e prindit dhe besimin e nxënësit gjatë procesit të edukimit të tyre, që të veprojnë si faktor harmonie. Gjithashtu duhet të jetë i hapur dhe transmetuesi i mirë në frymëzim dhe motivim, duke përdorur praktikat mësimore të përshtatura, sipas nevojave të nxënësve. Njëkohësisht duhet joshur nxënësi, që ai të jetë aktive në klasë dhe të shprehë lirshëm mendimin kritik dhe krijues rreth temave që trajtohen. Po ashtu duhet të krijohen orë mësimore të përshtatshme me moshën dhe nivelin e nxënësit, duke pasur parasysh se nxënësi në diasporë gjuhën shqipe e ka gjuhë të dytë, gjë që i krijon vështirësi në procesin e nxënies së mësimit, krahasuar me nxënësit që gjuhën amtare e kanë gjuhë të parë.
Ajo që duhet jetë më shqetësuese është se heshtur brezi i dytë i fëmijëve në diasporë po humbet interesimin për ta mësuar gjuhën mëmë. Kjo ndodhë për shkak që prindi nuk e nxitë fëmijën të jetë i lidhur me gjuhën amë dhe kjo situatë kërkon një vëmendje të veçantë bashkëpunuese. Në këtë mision, përpos prindit, faktor të rëndësishëm janë edhe përfaqësitë diplomatike, të dy vendeve të shteteve tona shqiptare, me gjithë bashkëpunimin që kemi. Bashkëpunimi dhe gjetja e një model të përbashkët do ta nxitë prindin që ta dërgojë fëmijën në mësimin plotësues. Vetëm në këtë formë të ndërlidhjes mësues-nxënës-prind do të kemi sukses në rritjen e numrit të nxënësve dhe ruajtjen e klasave ekzistuese.
Zbrazja e klasës dhe mbyllja e saj pas hapjes
Kjo dukuri po bëhet gjithnjë e më shumë shqetësuese, jo vetëm për prindin, por të gjithë ata që bëjnë përpjekja për ta ngritur ndërgjegjësimin për shkollën shqipe. Gjatë një analizë që kam zhvilluar përmes pyetësorit me mësues dhe kontaktet me prindër na dalin në pah disa gjëra, të cilat nuk kanë bazë arsyeje:
Arsyeja sipas prindit:

Arsyetimi i disa prindërve është se fëmija i tyre është i ngarkuar me mësime dhe detyra nga shkollat vendëse, ndaj kjo ua bën të vështirë ndjekjen e mësimit plotësues në gjuhës shqipe. Përkundër këtij argumenti, janë dhënë fakte didaktike dhe shembuj konkret, që gjuha amtare nuk është pengesë për integrimin në gjuhën vendore: sipas Eqrem Çabej “gjuha amtare është themel i kulturës kombëtare dhe nuk është pengesë për zhvillimin e gjuhëve të tjera”. Ndërsa sipas filozofit dhe gjuhëtarit gjerman, Johann Gottfried Herder “gjuha amtare nuk e pengon gjuhën vendore, përkundrazi, ajo është shprehje e shpirtit të popullit dhe ndihmon në ruajtjen e identitetit kulturor pa penguar komunikimin me gjuhë të tjera”.
Përveç këtyre argumenteve është thelbësore që prindërit të informohen rregullisht për vlerën e mësimit të gjuhës amtare, duke ua sqaruar se fëmijët që e njohin mirë gjuhë amtare janë më të suksesshëm në gjuhën vendore.

  1. Mungesa e nxënësit: ⦁ Vjen si pasojë e mungesës së interesimit të prindërve ⦁ Mungesa e informacionit ⦁ Mendimi se mjafton njohja e gjuhës ⦁ Perceptimi i gabuar se fëmijët mësojnë vetë shqip në shtëpi apo ⦁ fëmija im e njeh mirë gjuhën dhe nuk ka nevojë të shkojë në shkollën shqipe Në këtë rast, përgjegjësia bie mbi prindin, i cili nuk e nxit dhe të përgatitë fëmijën për të ndjekur mësimin e gjuhës shqip. Në një mjedis ku gjuha vendase është e pranishme në të gjitha sferat e jetës së tyre. Pa mbështetjen e prindit fëmijët rrezikojnë të humbasin jo vetëm gjuhën, por edhe identitetin e tyre kulturor e kombëtar.
    1. Ndikimi i mësuesit dhe rënia e numrit të nxënësve:
  • Ndikimi i mësuesit është gjithashtu i rëndësishëm, në rënien dhe ruajtjen e numrit të nxënësve në klasë,
    ⦁ Mungesa e njohurive të mjaftueshme për zhvillimin e orës mësimore me klasë heterogjene,
    ⦁ qasjes jo e duhur në procesit mësimor dhe mungesa e komunikimit me nxënësit dhe prindërit mund të çojnë në rënie të numrit të nxënësve deri te mbyllja e klasave.
    Ky fenomene duhet parë si proces i ndërlidhur mes mësuesit, nxënësit, prindit, institucionit dhe shoqërisë, për të parë se ku është problemi thelbësor. Vetëm përmes bashkëpunim mes tyre mund të krijohet një sistem të qëndrueshëm për ruajtjen e klasës dhe të procesit mësimor. Pa këtë drejtim nuk do të ketë sukses qëllimi, vizioni dhe misioni për shkollën shqipe. Andaj, duke bashkëpunuar ta respektojmë gjuhën, identitetin dhe shkolla të bëhet vatër që kurrë nuk shuhet, duke u mbështetur në:

ZHVILLIMI I ORËS SË MËSIMIT
Si ta motivojmë nxënësin, të jetë i vullnetshëm në orën e mësimit plotësues?

Shembull praktik: Përdorimi i hartës së trojeve shqiptare, si mjet didaktik, ku nxënësit mund të mësojnë për qytetet, historinë, gjeografinë, kulturën dhe rrënjët e tyre. Nxënësit nxiten të japin mendim të pavarur dhe të krijojnë temën sipas udhëzimeve që ju jep mësuesi, duke u mbështetur në pyetje udhëzuese dhe në figuracionin e hartës:

PEMA E MOLLËS
Çka janë rrënjët?
Rrënjët janë ushqimi i pemës dhe shërbejnë për të marrë ujin dhe ushqimin nga toka.
Çka është trungu?
Trungu është trupi i pemës që mban degët.
Çka janë degët?
Degët mbajnë gjethet dhe frutat.
Çka bëjnë gjethet?
Gjethet ndihmojnë ushqimin e pemës me ndihmën e dritës së diellit.
Çka është fryti?
Fryti është molla që ne e hamë.

Pema ka rrënjë thellë nën tokë.

Analizë morfologjike

Pema – emër i përgjithshëm, gjinia femërore, numri njëjës, rasa emërore, i shquar.
ka – folje kalimtare, veta e tretë, njëjës, koha e tashme.
rrënjë – emër i përgjithshëm, gjinia femërore, numri shumës, rasa kallëzore
thellë – ndajfolje
nën – parafjalë
tokë – emër i përgjithshëm, gjinia femërore, numri njëjës

Analizë sintaksore

Pema – kryefjalë
ka – kallëzues foljor
rrënjë – kundrinor i drejtë
thellë – rrethanor mënyre/vendi
nën tokë – rrethanor vendi

Konkluzioni:
Në punimin tim jam përpjekur t’i trajtoj veprimtaritë, përkushtimin dhe rëndësinë e ruajtjes së gjuhës shqipe në diasporë, veçanërisht për brezat e rinj. Të krijohet një vëmendje e veçantë dhe bashkëpunim mes mësuesit, prindit dhe institucionit. Duke theksuar se roli i mësuesit është i rëndësishëm në motivimin dhe edukimin e nxënësve, duke përdorur metoda të përshtatura sipas nevojave të tyre. Prindi duhet të jetë aktiv në nxitjen e fëmijës për të mësuar shqip, ndërsa institucionet dhe përfaqësitë diplomatike duhet të mbështesin këtë proces.
Në fund theksoj se zbrazja e klasave është një fenomen shqetësues dhe për të pasur sukses sa i takon rritjes së numrit të nxënësve dhe hapjes së klasave të reja varet nga qëllimi, vizioni dhe misioni i përbashkët i komunitetit. Përkrahja institucionale, në bashkëpunim me mësuesin, prindin, shoqatat dhe bizneset janë të domosdoshme, duke shpresuar se nga ky seminar do të nxjerrim modelin e duhur në rritjen e numrit të nxënësve dhe evitimin e zbrazjes së klasave.